Aktivitetet e projektit

Aktivitetet e projektit

Projekti "Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të rezervatit natyror Kune-Vain-Tale", zbatohet nga Klubi Ekologjik Lezhë


1Takimi hapjes së projektit “Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të rezervatit natyror Kune - Vain - Tale"

Lezhë, dt.10.05.2019 - Në sallën e Bibliotekës së Bashkisë së Lezhës u zhvillua takimi hapjes së projektit ku morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Lezhë, drejtori i AdRZM Lezhë, z.Pjetër Toni dhe antarë të stafit të tij, përfaqësues nga Njësia Administrative Shëngjin, gazetarë, specialistë të mjedisit, etj. Aktiviteti u hap nga z.Zef Imeraj, drejtor ekzekutiv i KEL ndërsa në emër të INCA, përshëndeti pjesmarresit z.Nihat Dragoti, drejtor ekzekutiv i INCA.
Në ketë takim u bë prezantimi i të gjithë komponenteve të projektit nga eskpert i mjedisi z. Jak Gjini, duke i adresuar çështjet me aktoret kryesorë të përfshirë në zbatimin e tij si dhe përfituesve të tij me qëllim informimin, rikonfirmimi e sigurimin e mbështetjes gjatë zbatimit të tij.
Më pas takimi vazhdoi me pyetje e përgjigje që lidheshin me sqarime teknike, organizative etj për garantimin e suksesit të aktiviteteve të projektit si p.sh. për rivitalizimin e lumit Drin, mbajtjen pastër të tij, bashkëpunimin me subjektet e peshkimit, menaxhimi i resurseve dhe aseteve të turizmit dhe marrdhëniet me ekostemin në tërsi si njësi ekologjike.
Ndërsa diskutimet u përqëndruan në synimet e projektit, duke identifikuar si produkt kryesor të tij informimin, ndërgjegjësimin e pjesmarrjen aktive të të gjithë aktoreve të interesuar në advokimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me mirëadministrimin dhe përdorimin e qëndrushëm të burimeve natyrore të ekosistemit KVT.  Po kështu u qartësuan rrugët se si arrihen ndryshimet sipas objektivit, duke i dhënë rëndësinë e duhur punës në rrjet. Aktiviteti u mbyll me konkluzionet dhe planin e punës si dhe u karakterizu nga një frymë mirëkuptimi e besimi për zbatimin e të gjithë aktiviteteve të këtij projekti dhe inkurajoj sinergji për zhvillimin me sukses të të gjithe komponenteve të tij.  


IMG 4316Organizimi i Konkursit me nxënësit e shkollave të zonës KVT me video me smartphonë për zonën KVT.

Ky aktivitet filloj në Prill 2019 në shkollën e Mesme te Bashkuar Ishull Lezhë, Lezhë kishte si objektiv informimin e ndërgjegjësimin e nxënësve, dhe nepermes nxënësve, prinderit e të afermit e tyre dhe te gjithë komunitetin ku banojne e mesojnë, si dhe rritjen e aftesisë për të ngritë zerin për çeshtjet që kanë të bëjnë me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit Kune - Vain - Tale.
Konkursi u shpall nepermjet komunikimeve me nxenes nga klasat e V-ta deri tek klasat e IX-ta, dhe u formu grupi i nxenesve qe kishin me shume interes dhe  kishin ne perdorim smartphone. Nxënësve e mesuesve i’u shperndanë fletë ku shkruhet gjithçka qe synohet të arrihet nëpermjet ketij aktiviteti.
Me daten 2 Maj 2019, me grupin e formuar me nxënës të klasave të ndryshme, u zhvillu një trajnim si ne klas ashtu dhe ne mjediset e jashtme të kesaj shkolle, dhe kishte si qellim se si te konkretizohet tematika e zgjedhur ne kuadrin e nje video. U inskenuan dhe realizuan disa shembuj nga bashkepunimi midis nxenesve.
Me pas nga stafi i projektit, u mbajten kontakte të vazhdueshme me nxënësit e mesuesit e tyre duke i inkurajuar ne kete aktivitet deri ne realizimin e vidiove. Në vijim është formuar grupi që bën vleresimet e vidiove me mesues, nxenes e Drejtorin e Shkolles, i cili bëri vleresimet e vidiove sipas kritereve të vleresimit të përcaktuara me parë.
Me daten 12 Qershor u organizu ceremonia e shpalljes se çmimeve ne nje mjedis të zgjedhur e të pershtatur për kete qellim. Kjo ceremoni u përshendet nga Drejtori i shkolles Z. Tom Deda, dhe perfaqesuesi i projektit. Në vijim u proçedu me çfaqjen e te gjitha vidiove dhe per çdo çfaqeje u be dhe prezantimi i nxenesve realizues si dhe komente vleresimi nga të pranishmin nxënës e mesues. Ne ketë menyrë, kjo ceremoni kaloj pritshmeritë nga projekti dhe vetë pjesmarresit, ne veçanti për emocionet që percjelli. U bë shpallja e çmimeve fituese për videot më të mira si dhe për nxenesit pjesmarres u bë shpërndarja e çertifikatave.


IMG 5310Tur në zonë me gazetarët e mediave lokale e kombëtare në zonën e mbrojtur KVT e shoqëruar me një konferencë për shtyp në natyrë mbi advokimin për adresimin e zgjidhjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të zonës KVT. Turi me gazetaret u zhvillua më datën 09.08.2019, me 30 pjesmarrës, në zonën e mbrojtur KVT, në një intenerar ku përfshihen të gjitha pikat me kritike që lidhen me situatën mjedisore të kësaj zone.
Para nisjes, gazetarëve iu shpërnda një deklaratë me shkrim në të të cilën përshkruhen në detaje problematikat e vendet e zgjedhura për turin dheqë i shërbente zhvillimit të konferencës. Më pas u ndoq intenerari i Turit, sipas ndalesave tëpërcaktuaramë parë, në zonën KVT. Gjatë turit u zhvillua një konferencëme gazetarët në të cilën eksperti J. Gjini, e konkretizoj fjalën e tij gjatëgjithë kohës me pamjet e terrenit, gjë që e beri mjaft tërheqëse konferencën dhe rriti vëmendjen e pjesmarrësve.
Gjatë konferencës dhe pas fjalës së mbajtur, pati pyetje nga gazetaret, si për arsyet e ndodhjes së ndotjes ne bregdetin e Kunes (eutrofikimi i lagunes Merxhan) etj.
Me pas duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, në harmoni të plotë me kërkesat e turit si aktivitet të projektit, u bënë intervistat në pikat e zgjedhura sipas problematikave:
- për erozion bregdetar, pjesa veriore e grykëderdhjes së lumit Drin, ku erozioni është mjaft agresiv, duke u ndaluar në interpretimin e shkaqeve, pasojave e rekomandimin e zbutjes apo zgjidhjeve të caktuara.
- Për ndotjen e lumit Drin e ndikimin në bregdet, det e laguna, u ndalëm në grykederdhje.
- Për çeshtjet që lidhen me eutrofikimin u ndalën në kanalin qe lidh lumin Drin me lagunen Zaje. 
Kjo konferencë dhe i gjithë turi u pasqyru në mediat Tv Lezha, Rozafa, ndërsa problematika e mbetjeve në Top Channel.


IMG 6218Trajnim, "Njohja e Planit të Menaxhimit të Zonës se Mbrojtur Kune - Vain - Tale dhe çështjet që lidhen me respektimin e zbatimin e këtij plani".
Trajnimit u zhvilluanë datën 30.09.2019 dhe 01.10.2019 në godinën e AdZM-sënëVain dhe në Biblioteken e Lezhës.
Pjesmarresit u njohen në detaje me planin e menaxhimit të KVT, sa ky plan ka sherbyer në ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit të peisazheve, habitateve dhe biodiversitetit të këtij ekosistemi mesdhetar ligatinore në perdorimine qendrueshëm të burimeve natyrore të këtij ekosistemi. Po ashtu, trajtimi i çeshtjeve që kanë të bejnë me zbatimin e kërkesave të planit të menaxhimit nga stafi i AdZM, detyrat e Komitetit te Menaxhimit, planet zhvillimore tëBashkisë së Lezhës në lidhje me zonat e mbrojtura si dhe pergjegjesit ligjore e detyrat në nivel lokal për çështjet e zonave të mbrojtura, e ngriti formatin e aktivitetit sipas qëllimit të synuar.Pjesëmarresit morën pjese në pyetje e diskutime të shumta në lidhje me tematikën e zgjedhur.
Trajnimi u shoqërua me vizita në terren dhe konkretizoi e inicioi diskutime e replikime të mjaft çeshtjeve që kanë të bëjnë memenaxhimin e vlerave të kësaj trashëgimie natyrore të spikatur.Ky trajnim me një pjesmarrje të gjërë të aktorëve të intersuar ndikoi në aftësimin dhe ndërgjegjësimin e tyre në drejtim të mbrojtjes e përmirsimit të vlerave natyrore të zonës si dhe në rritjen e rolit të tyre për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore te kësaj zone.

1Kronikë televizive për Zonën e Mbrojtur Kune - Vain - Tale.
Për realizimin e kronikes është bashkëpunuar me TVSH, më gazetarin z.Marash Mirashi, dhe kronika është berë pjesë e emisionit Hapesirë e Gjelbërt të ketij televizoni publik si dhe ndodhet e publikuar në YouTube.
Janë kryer xhirimet me datën 12.09.2019 ne të gjithë zonën e mbrojtur Kune Vain Tale, janë kryer edhe xhirime me dron, dhe problematikat e evidentuara janë të shprehura me zërat e të intervistuarve si dhe komentet e zhvilluara nga gazetari për ketë qëllim, të gjitha keto të shoqeruara me pamje nga terreni. Më ne fokus janë venë çeshtjet e administrimit të mbetjeve dhe ne veçanti e pasqyruar me gjendjen ne nivel hotspoti te grykederdhjes se lumit Drin.
E rëndësishme gjatë xhirimeve që e pasqyron kronika ishte pjesmarrja në ketë aktivitet e shumë aktorëve si vezhgues të terrenit, si demostrues për të pastruar territorin, ku përmendim:z.Gjok Jaku, Prefekt i Qarkut të Lezhës; z.Nihat Dragoti, Drejtor Ekzekutiv i INCA; z.Pjeter Toni, Drejtor i AdZM-sa Lezhë; z.Ardjan Laçi, Drejtor i Arsimit, Turizmit, Kultures  e Sporteve të Bashkisë së Lezhës; z.Zef Imeraj Drejtor Ekzekutiv i KEL;z.Jak Gjini, biolog e ekspert mjedisi i KEL, punonjes të AdZM-së,  peshkatarë të kompanisë LURA etj.
Kjo kronikë është pjesë e strategjisë që së bashku me aktivitetet e tjera të advokoje një sërë çeshtjesh e problematikash që kërkojnë zgjidhje e që lidhen me promovimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore te ekosistemit te rezervatit natyror Kune - Vain - Tale.

Raport mbi rishikimin e planit të menaxhimit. (Angazhim ekspertize). 
Hartimi i Raportit mbi rishikimin e planit të menaxhimit nga eksperti i mjedisit Jak Gjini, është bazuar nëstudimin e analizen e detajuar të raportit ekzistues të Planit të Menaxhimit të zonës së mbrojtur Kune-Vain-Tale. Po ashtu, gjatë përiudhës 15.09.2019 deri 31.10.2019, janë zhvilluar takime të shumta me administraten e zonës së mbrojtur, me Kryetarin e Komitetit të Menaxhimit të zonës së mbrojtur Kune Vain Tale njëkohësisht dhe Prefekti i Lezhës Z. Gjok Jaku, me antarë të këtij komiteti, më subjekte që ushtrojnë aktivitet ne ketë zone, etj. Janë rishikuar e vlerësuar të gjithë nderhyrjet e aktivitetet që zhvillohen ne ketë zonë, dokumentat të AdZM për të analizuar përputhshmërinë me Planin e Menaxhimit ekzistues. Ky raport ekspetize, i ështëderguar Agjënsisë Kombëtare të Mjedisit, AdZM Lezhë si dhe të gjithë aktorëve kyç që lidhen direkt ose indirekt me administrimin ose përdorimin e burimeve natyrore që ofron kjo zonë e mbrojtur.
Raporti i hartuar, rekomandoj në menyrë të argumentuar e shkencore nevojën urgjente të rishikimit të ketij plani.

Hartimi dhe botimi i një broshure mbi ndikimet e lumit Drin në ekosistemet e Kune Vainit si dhe ndikimit e klimes ne ketë drejtim. Broshura “Ndikimet e lumit Drin në ekosistemet e Kune - Vain - Tale” u përgatit nga Ing.Zef Imeraj, dhe ka vënë në fokus problematikat kryesore që lidhen me vartësinë gjeomorfologjike, rolin nga pakësimi drastik i prurjeve të lumit Drin në fuqizimin e erozionit bregdetar në të dy anët e deltës së këtij lumi. Në ketë broshurë pasqyrohen gjithashtu, burimet ndotese të lumit Drin dhe ndikimet degraduese të ekosistemit KVT nëpermjet hyrjes së ujrave të ndotura të ketij lumi  në lagunën e Zajës. Ky botim identifikon dhe vlerat natyrore të ekosistemit KVT, trashegimine historike, marrëdheniet e komunitetit të zonës e më gjërë me  burimet natyrore që ofron ky ekosistem si dhe objeksionet e projektit.
Nëpërmjet aktivitetit promovues të datës 16.02.2020, në Biblioteken e qytetit të Lezhës, u advokuan mjaft çeshtje që kane të bejnë me rivitalizimin e lumit Drin, të cilat uadresuan tek organet e qeverisjes vendore e në dikasterin përgjegjës, në favor të ripërtritjes së ekosistemit KV. Aktiviteti theksoj se rivitalizimi i lumit Drin çon në zbutjen e erozionit bregdetar, përshtatjen e zonës ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, ripërtëritjen e habitateve dhe përmisrimin e biodiversitetit.
Pjesmarrja e gjërë në këtë aktivitet i përfaqësuesve të pushtetit vendor, të agjensive ligjzbatuese, shoqatave mjedisore, subjekteve që kanë aktivitet në zonën KVT, të rinjë e student si dhe nga marrja e fjalës nga të pranishmit, i kaloi pritshmëritë. Broshura u është shpërndarë jo vetëm të pranishmeve por dhe institucioneve e të gjithë aktorëve të targetuar nga projekti.


1 CopyEkspozita Fotografike shëtitëse me gjetjet më te mira peisazhike të kompleksit të lagunave Kune - Vain- Tale. Ekspozita fotografike që evokon vlerat peisazhiste të zonës së mbrojtur natyrore Kune - Vain - Tale nëprmjet 27 pamjeve, u hap me 16.02.2020, në sallën kryesore të godinës së Bibliotekes “Gjergj Fishta” të qytetit të Lezhës.
Në promovimin e kësaj ekspozite morën pjesëpërfaqësues të pushtetit vendor, të agjensive ligjezbatuese, shoqatave mjedisore, subjekteve që kanë aktivitet në zonën KVT, të rinjë e student, qytetarë e vizitorë të shumtë. Për rëndesinë e këtij eventi, foli Presidenti i Klubit Ekologjik Lezhë, Z. Zef Imeraj, eksperti i mjedisit Jak Gjini si dhe u përshëndet nga Z. Renaldo Xhanej, drejtor i Turizmit dhe Kulturës në Bashkinë e Lezhës.
Të panishmit ndaluan në çdo pamje të shoqëruar nga aktivist të Klubit Ekologjik Lezhë për të përshkruar objektet e fokusuara në fotot. Kjo eskpozitë qëndroj e hapur dy javë dhe më pas u çvendsos në shkollat përiferike të zonës Kune - Vain - Tale. 


Projekti "Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të rezervatit natyror Kune - Vain - Tale", zbatohet nga Klubi Ekologjik Lezhë në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA dhe Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN.
Ky publikim është prodhuar me asistencë të Komunitetit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është vetëm përgjegjësi e partnerëve që zbatojnë projektin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.


MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES ORGANIZATAVE MJEDISORE TË SHOQËRISË CIVILE PËR NGRITJEN E RRJETIT "MBROJME EKOSISTEMIN KUNE-VAIN-TALE"


logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: