Zhvillohet forumi i OJQ-ve mbi Planin e Veprimit Antikorrupsion 2011-2013
Projekti i përbashkët i Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian kundër korrupsionit në Shqipëri, organizoi në datë 20 shkurt 2012, në mjediset e Hotel Tirana International, forumin e OJQ-ve mbi Planin e Veprimit Antikorrupsion 2011-2013 të qeverisë shqiptare. Forumi ofroi një mundësi për aktorët kryesore institucionalë të përfshirë në Planin e Veprimit – mekanizmi bashkërendues i qeverisë, ministritë e linjës, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe donatorë të tjerë, për të diskutuar mbi këtë plan veprimi si dhe monitorimin e zbatimit e tij. Në forum ishte e pranishnme edhe INCA e cila paraqiti problematikat e korrupsionit në fushën e mjedisit.