Zhvillimi i qëndrueshëm i energjisë së ujit në Ballkanin Perëndimor
Në datat 7-8 tetor Dr.Zamir Dedej mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me titull “Zhvillimi i qëndrueshëm i energjisë së ujit në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në Dubrovnik. Konferenca mblodhi aktorët kryesorë rajonalë në zhvillimin dhe projektimin e digave për të diskutuar rreth mundësive të përmirësimit të qëndrueshmërisë së skemave të hidrocentraleve nëpërmjet adoptimit të standardeve mjedisore, përfshirë dhe konceptin e rrjedhjes mjedisore.