Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Shpallja e Parqeve Natyrore Rajonale

Shpallja e Parqeve Natyrore Rajonale

Në datë 23 Dhjetor 2013, INCA në bashkëpunim me shoqatën Iliria dhe pushtetin vendor të Komunës Kthellë, në kuadër të programit të projektit SENiOR-A, i zbatuar nga REC-Albania dhe financuar nga Qeveria Suedeze, organizuan seminarin me temë “Fuqizimi i autoriteteve lokale dhe rolit të OJF-ve për shpalljen e Parqeve Natyrore Rajonale”.

Në takim morën pjesë përfaqësues të administratës së komunës, kryetari i komunës Kthellë, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, të organizatave të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, përfaqësues të shoqatës së Përdoruesve të pyjeve komunale etj.

Për të pranishmit e interesuar për këtë proces, u prezantua studimi i biodiversitetit të zonës, vlerat social-ekonomike të saj, procesi i hartografimit tematik për të përcaktuar zonat me shkallë të ndryshme të biodiversitetit, metodikën e përdorur në këtë rast, si dhe hapat e përgatitjes së paketës paraprake të dokumenteve për propozimin e shpalljes së Parkut Natyror Rajonal të Kthellës. Për vitin 2014 ky projekt do të vazhdojë me hartimin e Planit të Menaxhimit, zonimin përfundimtar si dhe propozimin për miratim në Këshillin e Qarkut Lezhë. Përfaqësuesit e Komunës së Kthellës garantuan mbështetjen Komunës si dhe të aktorëve të tjerë të përfshirë në këtë proces.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: