Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare (SEA-Med) – Shqipëri

Ditën e martë në datë 8 Tetor 2013, në ambientet e Hotel New York në Vlorë, u zhvillua takimi i hapjes së projektit “Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare (SEA-Med) – Shqipëri” ku u prezantuan objektivat, aktivitetet dhe partneret e këtij projekti.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), një organizate jofitimprurëse që vepron në të gjithë territorin e vendit në drejtim të mbrojtjes së burimeve natyrore, në bashkëpunim me zyrën për Mesdheun të Fondit Botëror për Jetën e Egër (WWF MedPO), filluan zbatimin e projektit “Mbështetje e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare – Projekti për Shqipërinë”, i cili financohet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet në gjendje kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe është pjesë e një nisme rajonale projekti e quajtur “Sustainable Economic Activities in Mediterranean Marine Protected Areas” (SEA-Med) dhe qe zbatohet në 8 zona të mbrojtura detare të Libisë, Tunizisë, Turqisë, Kroacisë, Algjerisë dhe Shqipërisë.

Projekti synon të mbështesë zhvillimin e turizmit në zonën e Parkut Detar Karaburun-Sazan, si e vetmja Zonë e Mbrojtur Detare në vendin tonë, dhe do të zhvillohet në tre vjet. Ky projekt do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me aktorët lokal që janë edhe partner të projektit si Administrata e Zonës se Parkut, Bashkia Orikum, Universiteti i Vlorës, organizata jo qeveritare lokale, etj. Përgjatë zhvillimit të tij projektit do të mbështesë projektet që janë dashamires me mjedisin në zonë duke promovuar disa prej tyre në zhvillimin më tej dhe certifikimin e tyre me standardet evropiane.

Aktiviteti kryesor i projektit është përgatitja e një plani menaxhimi për turizmin në zonën e Parkut Detar i cili do të përfshije trajnime, studime nga ekspertë vendas, vizita në vende të ngjashme, përfshirja në aktivitete rajonale të Mesdheut bashkë me vendet e tjera, promovimi dhe forcimi i rolit të Parkut Detar Karaburun-Sazan. Ky projekt përbën një përpjekje modeste nga ana e INCA-s në drejtim të mbrojtjes së mjedisit detar nëpërmjet rritjes së sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në këto territore por edhe duke dhënë shembuj të mirëmenaxhimit të tyre dhe përfitimeve për komunitetet lokale. Sot turizmi detar përbën një pjesë të mirë të zhvillimit turistik në zonën e Mesdheut.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Bashkia Orikum, përfaqësues të pushtetit vendor, eksperte kombëtare, pedagogë e studentë të Universitetit të Vlorës, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, etj.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: