"Robërimi i Ujit"
Tiranë, 6 Tetor 2015
Në ambientet e Hotel Tirana International zhvilloi punimet Konferenca Kombetare "Roberimi i Ujit"/Ndikimi mjedisor i HEC-ve të vegjel në rrjedhen ujore.
Konferenca u organizua nga REC Shqipëri në bashkëpunim me WWF, INCA, Milieukontakt, EcoAlbania dhe Eper Center. Konferenca synoi prezantimin për herë të parë të një studimi profesional ligjor, institucional, socio-ekonomik dhe ekologjik për ndikimin e HEC-ve, nga ana e shoqerise civile, si dhe formulon gjetje dhe rekomandime alternative mjedisore të ketij zhvillimi.
Në përfundim të konferencës u nënshkrua një kërkesë drejtuar qeverisë shqiptare për moratorium për ndalimin e dhënies së licensave për ndërtimin e HEC-ve për një periudhë tre vjeçare.
Në konferencë morën pjese përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, të AKZM, të OJF-ve mjedisore, specialistë të mjedisit, etj.