Parku Natyror Rajonal i Ulzës promovon turizmin
Ulëz, 25 Prill 2014
Me Vendimin Nr. 16, date 3.04.2013, Keshilli i Qarkut Diber shpalli liqenin e Ulzës dhe zonën përreth tij si"Park Natyror Rajonal", si i pari Park i këtij lloji në vendin tonë, mbështeturnë ligjin e Zonave të Mbrojtura (nr.8906, datë 06.06.2002 dhe amendimi i tij)dhe VKM-në nr.519, datë 30.06.2000. Parku zë një sipërfaqe prej 4.206 ha dhembulon zonën nga diga e hidroçentralittë Shkopetit përgjatë shpateve e kreshtave të kodrave përgjatë kufirit ndarësme rrethin e Mirditës dhe të gjithë territorin e liqenit të Ulzës. Ky Park është shpallur falë punës se Instituti për Ruajtjen e Natyrësnë Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Komunën Ulëz, dhe mbështetjes e përkrahjessë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhestafit të Ministrisë së Mjedisit.
Me rastin e një vjetorit te shpalljessë Parkut Natyror Rajonal në Shqipëri, si edhe festimeve të ditës së ShënMarkut, një prej festave tradicionale të qytezës së Ulzës, Rrjeti iorganizatave për Mbrojtjen e Natyrës, veçanerisht të shoqatës Miqësia-Ulëz dheINCA, në bashkëpunim me Komunën Ulëz organizuan ditën e Premte, datë 25 Prill2014 në Komunën Ulës nje sere aktivitetesh ndergjegjesuese dhe promovuese. Në aktivitete pati nje pjesmarje të madhe nga komuniteti i zonës së Ulzës dhe atij përreth tij, përfshirë edhe nxënësit e shkollave, duke krujuar një ambjent festiv të këndshëm.
Qëllimi i festimit ishte të afrojë komunitetin pranë zonës së mbrojtur, duke e berë sa më të dukshme këtë territortë mbrojtur me ligj, por nga ana tjetër qe nëpërmjet festave lokale të promovojë vlerat turistike të zonës të cilat janë me të vërtetë unikale.Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, por nga ana tjetër përçon më mirë principe të mbrojtjes së natyrës. Gjithashtu duke parë specifikën e zonës po tentohet të promovohet turizmi i sporteve ujore, duke krijuar mundësinë e shëtitjes me barkat e peshkatarëve dhe ato me kanoa, si një risi më shumë për këtë zonë që ende nuk është shfrytëzuar.
Parku Natyror Rajonal i Ulzës përbën shëmbullin e parë në vendin tonë të kësaj përqasje të re për ti sjellëzonat e mbrojtura më afër komunitetit dhe autoriteve vendore dhe dukekontribuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të natyrëse biodiversitetit në vend. Ky park kërkon të promovojë vlerat e biodiversiteti që kjo zonë strehon, tëruajë e të mbrojë natyrën e bukur që ka zona, të rrisë interesin për zhvilimine turizmit dhe të sjellë në vemendjen e çdo vizitori mundësinë e argetimit dhekënaqesisë dhe pse jo, të bëhet shëmbull dhe promotor për shpalljen e parqevetë tjerë natyror rajonal në Shqipëri.