Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Kujdesi dhe trajtimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Kujdesi dhe trajtimi i kafshëve të egra në Shqipëri

Tiranë, 16 Dhjetor 2016 - Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur prej programit ACHIEVE, organizoi tavolinën e rrumbullakët me temë “Kujdesi dhe trajtimi i kafshëve të egra në Shqipëri”.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të AKZM, të REC Shqipëri, të ISHMP, të organizatës “Katër Putrat” dhe përfaqësues të shoqërisë civile shqiptare, të kosovës dhe asaj italiane.

Fokusi i kësaj tavoline ishte diskutimi mbi problematikën e mbajtjes në gjëndje robërie të arinjëve dhe të individëve të kafshëve të egra që përdoren për koleksione, balsamime, etj, pasi gjendja paraqitet tepër shqetësuese.

Vihet re shtimi i përpjekjeve nga MM e cila ka forcuar kontrollin, zbatimin e ligjishmërisë si dhe mundësinë e koordinimit dhe të bashkërendimit të përpjekjeve të përbashkëta për përmirësimin e gjendjes, pas sinjalizimeve dhe evidentimit të rasteve të gjëndjes së rënduar të keqtrajtimit të kafshëve të egra.

INCA, mbështetur nga programi ACHIEVE, ka nisur përpjekjet për vlerësimin kombëtar dhe monitorimin e gjëndjes ekzistuese të kopshteve zoo-ve dhe të trajtimit të kafshëve të egra në to, ndërkohe që organizata të tjera janë duke vazhduar përpjekjet për përmiresimin e situatës së arinjve në gjëndje robërie.

Gjatë kësaj tavoline, përveç të tjerash, u diskutua mbi fillimin i procesit të vlerësimit të gjendjes, të inventarizimit, të vendosjes së mikroçipave të arinjve dhe gjithashtu të matrikullimit të individëve të llojeve të faunës së egër që përdoren për koleksione, trofe, balsamim, në lokale tregtie, shërbimi e argëtimi apo dhe ekspozim të pjesëve të tyre si të lëkurëve, brirëve, dhëmbëve, puplave, etj, duke siguruar matrikullat përkatëse, kjo në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 9867, datë 31.01.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar.

Në këtë takim, krahas dhënies së udhëzimeve për nisjen e procesit të inventarizimin dhe matrikullimin të kafshëve të egra, u prezantua nisma e re për krijimin e grupimit “Bears Albania”,  i cili synon vendosjen e hapave konkrete të bashkëverprimit me të gjithë aktorët për shpëtimin e kafshëve të egra në gjendje robërie apo dhe të përdorimeve të tjera të jashtëligjshme.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: