Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Konferencë Ndërkombëtare "Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos"

Konferencë Ndërkombëtare "Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos"

Konicë, 26-27 Janar 2014

Inagurimi i Ekomuzeumit të lumit Vjosa/Aoos u pasua një ditë më pas me një udhëtim dhe vizitë në disa nga pikat me atraktive të luginës së lumit Vjosa/Aoos në pjesën Greke si dhe një Konferencë Ndërkombëtare të përbashkët Shqiptaro-Greke, që u organizua në ambientet e Bashkisë Konicë, Greqi në datat 26-27 Janar 2014. Nga pala shqiptare në këtë aktivitet morën pjesë 28 përfaqësues të rrjetit të operatoreve lokale, pushteti lokal, partnerë të projektit si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri. Konferenca u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë Konicë, Kryetari i Bashkisë Zagori në Greqi, Kryetari i Bashkisë Përmet, Kryetari Bashkisë Këlcyrë në Shqipëri, Menaxheri i Parkut Kombëtar Vikos-Aoos dhe Pindus në Greqi, si dhe Drejtori i Shërbimit Pyjor Përmet, Shqipëri.

Konferenca kishte për qëllim të shënonte hapjen e Ekomuzeumit në të dy vendet si dhe të prezantonte konceptimin dhe përmbajtjen e tij e një kohësisht, të siguronte mundësinë për të diskutuar rreth potencialit që ky Ekomuzeum do të ketë për zonën përreth në të ardhmen.

Konferenca shënoi zyrtarisht krijimin e një rrejti të përbashkët pune Shqiptaro-Grek për menaxhimin e Ekomuzeumit. Përfaqësuesit e këtij rrejti në dy vendet patën mundësinë të firmosnin për gjatë kësaj konference edhe një Memorandum të Përbashkët Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi. Rrjeti i përbashkët i punës për ekomuzeumin ka si anëtar të tij përfaqësues të pushtetit lokal dhe operatoreve lokale, individ dhe ekspertë lokal  përreth zonës së projektit në dy vendet. Ky Memorandum Mirëkuptimi nënvizon objektivat dhe aktivitetet menaxhuese të Rrjetit të përbashkët të punës së Ekomuzeumit Vjosa/Aoos. Ai bën të qartë mënyrën e komunikimit, ndarjen e informacionit, procesin e konsultimit, strukturat drejtuese të Rrjetit të Punës dhe burimet e autoritetit.  Në bazë të tij, rrjeti i punës i përbashkët për ekomuzeumin  do të veprojë përmes strukturave të veta dhe do të menaxhohet nga anëtarët e Rrjetit në të dy vendet dhe drejtimi i tij do të bëhet nga të gjithë përfaqësuesit në strukturën e organizuar në Asamblenë e Përgjithshme.

Një vend të veçante në këtë konference zuri dhe çështja tashme shumë e diskutuar lidhur me një plan të Qeverisë Greke për devijimin e lumit Aoos. Në këtë kuadër u bë e ditur se një grupim shoqatash dhe përfaqësuesish të pushtetit lokal në Greqi janë bashkuar për të kundërshtuar dhe mos lejuar një ndërhyrje të tille me impakt negativ për jetën e komunitetit përreth ashtu edhe në mjedisin në tërësi. Devijimi i rrjedhës së lumit Aoos pritet të ketë jo pak impakt edhe në pjesën shqiptare të lumit Vjosa, për këtë arsye përfaqësuesit e pushtetit lokal përgjatë lumit Vjosa në Shqipëri, të pranishëm në konference, iu bashkuan grupimit grek me moton “të mos lejojmë që atë që natyra ka krijuar ne tashkatërrojmë”.

Dita e pare e konferencës u mbyll përmes një darke festive pjesë e së cilës ishin edhe dy grupe muzikantësh Shqiptar dhe Greke të cilët sollën për pjesëmarrësit pjesë muzikore e këngë tradicionale nga muzika folk e të dy vendeve.

Dita e dyte e Konferencës shënoi shkëmbimin e informacionit rreth punës së kryer nga partneret e projektit në të dy vendet si dhe nga modele të tjera ekomuzeumesh nëpër botë. Një vlerësim i veçantë për projektin dhe ekomuzeumin u dha edhe nga Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmitnë Shqipëri e cila nënvizoi rendësinë e këtij ekomuzeumi për promovimin e vlerave, traditave dhe kulturës së të dy vendeve si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy popujve miq. Ajo theksoi se kjo iniciative do të ketë në vazhdimësi edhe mbështetjen e padiskutueshme të Agjencisë Kombëtaretë Turizmit në Shqipëri.

Tashmë Ekomuzeumi ndërkufitar i lumit Vjosa/Aoos, ingritur përmes iniciativës së katër organizatave në Greqi dhe Shqipëri (Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Anthropos (Med-INA),  Instituti për Ruajtjen e Natyrës ne Shqipëri(INCA), Pindos Perivallontiki dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor Përmet), synon të promovojë dhe të ruajë trashëgiminë natyrore dhe kulturore të hapësirës së zgjeruar të basenit të lumit Vjosa/Aoos.

Pas përfundimit të projektit në Shkurt 2014, menaxhimi i ekomuzeumit do të kalojë në duart e rrjetit ndërkufitar të ekomuzeumit. Kjo është një arsye kryesore shumë e nevojshme për të siguruar bashkëpunimin e duhur mes banorëve dhe organizatave me anëtarët dhe partnerët e projektit në kuadër të konsensusit dhe bashkëpunimit.
Në të ardhmen, ne shpresojmë që projekti do të ketë ndikim pozitiv në aspektinsocio-kulturor, ekonomik dhe mjedisor në këtë rajon kufitar dhe se ky bashkëpunim do të përmirësojë komunikimin midis popujve të dy rajoneve dhe dotë kontribuojë në përgjithësi në zhvillimin e bashkëpunimeve të reja në të ardhmen.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: