Identifikimi i impakteve negative në Parqet Kombëtare
Në funksion të iniciativës së Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri, mbi procesin e identifikimit të aktiviteteve me impakt negativ në 16 Zona të Mbrojtura në Shqipëri, Instituti për Ruajtjen e Natyrës organizoi bashkëbisedimet me grupet e interesit për “Problematikën e menaxhimit dhe identifikimin e impakteve negative në Parqet Kombëtare “Shebenik-Jabllanicë” dhe "Divjakë-Karavasta" si dhe anketimin individual (plotësimi i pyetësorit), së bashku me organizatat partnere të OJF-ve lokale dhe Administratat e Parqeve Kombëtare.
Në takime ishin të pranishëm grupet e interesit nga këto zona si bujq, fermerë, mësues, OJF lokale, peshkatarë etj. Në takime u diskutua mbi programet dhe punën e administratave të Zonave të Mbrojtura për ruajtjen, menaxhimin dhe promovimin e vlerave të Parqeve si dhe pati një bashkëbisedim të hapur me grupet e interesit të këtyre zonave.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi dhe advokimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura”, qe mbëshetetet nga Programit SENiOR-II dhe i zbatuar nga REC Albania.