Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Festohet Dita e Drinit

Festohet Dita e Drinit

Kukës 13 Qershor 2015

Në qytetin e Kukësit në kuadër të projektit “Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe menaxhimi i Zonave të Mbrojtura" dhe të aktiviteteve të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, që mbështetet nga projekti SENiOR-A, nëprmjet REC- Abania u organizuan aktivitete sensibilizuese në Shënim të Ditës së Drinit.

Aktivitetet u organizuan nga Shoqata Mbrojtja e Mjedisit, INCA, Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës.
Këto aktivitete kishin për qëllim sensibilizimin e opinionit për vlerat e pasurive natyrore turistike të Pellgut të Drinit, Qarkut të Kukësit, promovimin e tyre dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim rajonal dhe ndërinstitucional me aktorë brenda vendit dhe jashtë si Kosovë e Maqedoni për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit dhe Zonave të Mbrojtura.

Në këtë kuadër u nënshkrua dhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Komunave që përfshihen në basenin e Drinit të Bardhe dhe Drinit të Zi dhe Këshillit të Qarkut Kukës.

Në këto aktivitete morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshem i AKZM-se Z. Zamir Dedej, përfaqesuesi i REC Albania Z. Rezart Kapedani, drejtuesit dhe stafi i administratës së ZM qarkut Kukës, përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile, nxënës të shkollave etj.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: