Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Eficensa e Energjisë për sistemin e ndriçimit në Parkun Themistokli Gërmenji, Korçë

Eficensa e Energjisë për sistemin e ndriçimit në Parkun Themistokli Gërmenji, Korçë

Ditën e Martë, dt. 15 Prill 2014 në qytetin e Korçës, në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve të projektit “Eficensa e Energjisë për sistemin e ndriçimit në Parkun Themistokli Gërmenji”, i financur nga GEF-SGP dhe Bashkia Korçë, si dhe i zbatuar nga INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri) dhe Bashkia Korçë, u organizuan disa aktivitete sensibilisuese përmbyllëse. Financimi bëri të mundur ndriçimin me llamba LED të dy Parqeve kryesore të qytetit të Korçës, Parkun Themistokli Gërmenj dhe Parkun Vangjush Mio.

Aktivitetet filluan në ambientet e Parkut “Themistokli Gërmenji” me nxënësit e shkollave të cilët zhvilluan fushata sensibilizuese mbi eficiencën e energjië. Ata shpërndanë informacione mbi eficensën e energjise dhe ndriçuesit e rinj tek personat e rastësishem në park si dhe shpërndanë fletëpalosje dhe vendosën postera të përgatitur nga vetë ata për këtë qëllim. Më pas me pjesëmarrjen autoriteteve lokale, të Prefektit të Qarkut Z. Ardit Konomi, Kryetarit të Bashkisë Z. Sotiraq Filo, Koordinatorit Lokal të GEF-SGP Z. Arjan Gaçe, të Presidentit të INCA-s Z. Zamir Dedej, u zhvillua ceremonia inaguruese e ndriçimit me llamba LED e kësaj lulishte. Në mënyrë simbolike, sapo kishte rënë pak muzgu, u ndezën dritat në këtë Park. Në ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të Prefekturës dhe Bashkisë Korçë, përfaqësues të OJF-ve të qytetit të Korçës, nxënës të shkollave, qytetarë, etj.

Projekti “Efiçenca e Energjisë për sistemin e ndriçimit në Parkun Themistokli Gërmenji”, i cili u financua nga GEF-SGP dhe Bashkia Korçë, ka patur pë qëllim jo vetëm të kontribuojë për efikasitetin e energjisë në vend duke instaluar teknologjinë më të re, atë të përdorimit të llabave LED, por të sigurojë qasje të re, të krijojë një model për tu ndjekur edhe për pjesë të tjera të ndriçimit publik. Përdorimi i llambave LED në ndriçimin publik është një mënyrë alternative që çon në reduktimin e konsumit të energjisë. INCA, organizata zbatuese e projektit në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës bënë të mundur instalimin e 35 shtyllave në të dy Parqet e qytetit, së bashku me ndriçuesit në një afat shumë të shkurtër kohor.

Me anë të këtij projekti u realizua një investim direkt në përmirësimin e ndriçimit të parqeve duke implementuar teknologjinë e re të instalimit të ndriçuesve LED. Zbatimi i një sistemi të ri ndriçimi në këto parqe do të sigurojë një cilësi më të mirë dhe do të promovojë një mënyrë të re të mbrojtjes së natyrës me teknologji miqësore ndaj mjedisit. Llambat LED që u instaluan do të reduktojnë konsumin e energjisë dhe emisionet e CO2 në atmosferë duke krijuar një mjedis miqësor dhe më të shëndetshëm. 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: