Misioni dhe Objektivat

Misioni dhe Objektivat

Shoqata ka si qëllim kryesor të punës jap ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trainimeve dhe proçesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave të mbrojtura, menaxhimin e baseneve lumore, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimarësve politik dhe të ndërmarë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike. Detyra e Instititutit është gjithashtu të integrojë ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjithë çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kanë një ndikim në burimet natyrore në vend. Instituti do të jetë pjesë e proçesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqipëtare, si dhe integrimin Europian dhe duke synuar:

ü  Rritjen dhe aktivizimin e burimeve njerëzore nëpërmjet nxitjes së formimit profesional për mbrojtjen e natyrës në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve;

ü  Edukimin qytetar, social, teknik, shkencor e kulturor të cdo lloj forme, sipas koncepteve, normave dhe standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

ü  Harmonizimin e burimeve njerëzore e materialeve dhe vënien e tyre në shërbim të zhvillimeve rajonale në fushën mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht të natyrës, të formimit profesional dhe punësimit, afrimit dhe integrimit të vendit në rajon, Europë e më gjerë.

Gjithashtu shoqata ka për qëllim:

ü  Të kryejë shërbime që synojnë nxitjen dhe zhvillimin e iniciativës në fushën e transferimit të teknologjive, racionalizimin e prodhimit dhe shërbimeve në rajon e më gjerë;

ü  Të ripërterijë traditat kulturore përmes veprimtarive që favorizojnë zhvillimin e turizmit social, ekoturizmit, agroturizmit dhe artizanatit;

ü  Të ofrojë asistencë, shërbime, konsulencë dhe trainim institucioneve publike, ndërmarrjeve, shoqatave dhe grupmoshave të ndryshme, veçanërisht atyre të reja, me qëllim zotërimin dhe zbatimin e teknologjive dhe metodave më të përparuara që përmiresojnë kushtet e realizimit të shërbimeve dhe produkteve;

ü  Të promovojmë aktivitete në Shqipëri dhe jashtë saj që synojnë sidomos njohjen dhe përvetësimin në masë të normave dhe standarteve  ndërkombëtare në fushën e shërbimeve sociale, eficëncën në enrgji, menaxhimin e burimeve ujorë, ruajtjes së ambjentit, të barazisë së shanseve si dhe të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve,  të rinjve dhe grupeve të tjera sociale:

ü  Të ofrojë asistencë dhe këshillim, në sektorët publike dhe privatë për përmirësimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës, veçanërisht për atë të zonave të mbrojtura;

ü  Të marrë pjesë në projekte europiane  që zhvillohen për realizimin e programeve në përputhje me objektin dhe synimet e shoqatës.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: