
Visite: 15
Zëri i fëmijëve për një mjedis më të pastër!
![]()
Zëri i fëmijëve për një mjedis më të pastër! ![]()
Me rastin e 5 Qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit, në kuadër të projektit Mbrojtja e Mjedisit – Edukimi dhe Ndryshimi i Sjelljes (EP‑EACH), u angazhuam në fushatën e ndërgjegjësimit “Refuzo, Ripërdor, Riciklo”, në sinergji me projektin BeMed+ dhe iniciativat e Bashkisë Elbasan.
Aktiviteti erdhi pas një serie trajnimesh me mësues dhe Këshillat Rinorë Lokalë në qarkun Elbasan, duke forcuar rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në edukimin mjedisor.
Një bashkëpunim i suksesshëm mes INCA, Bashkisë Elbasan, shkollave dhe Këshillit Rinor Lokal.
Gjatë aktivitetit, Kryetari i Bashkisë Elbasan u angazhua që, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore, të nxisë modelin e Shkollave të Gjelbra në qytet.
Nga klasa në komunitet — ndryshimi fillon nga ne!
EP‑EACH është një rrugëtim i përbashkët për të ndërtuar një kulturë të re të përgjegjësisë mjedisore dhe për të fuqizuar komunitetet drejt një të ardhmeje të gjelbër e të qëndrueshme.
Bashkia Elbasan #EuropeanUnioninAlbania #EdukimiMjedisor #ShoqëriaCivile #INCA #SHKPSH #UNICEF #BashkimiEvropian #EP_EACH #greeneducation #EPEACH #EUfunded #BeMedPlus #Elbasan #GreenSchools #PlasticFreeMed #GreenAlbania #Shkumbin

