Të njohim speciet - Colchicum Autumnale
Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunes së Orikumit
Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunes së Orikumit - Colchicum Autumnale
Colchicum autumnale, Xhirokulli vjeshtor
Taksonomia e species:
-Mbretëria_ : Plantae
-Mbi\Ndarja: Tracheophytes
-Klasa : Equiseptosida
-Nën\klasa: Magnoliidae
-Rendi: Liliales
-Familja: Colchicaceae
-Gjinia: Colchicum
-Lloji: Colchicum autumnale
Karakteristikat e species: Colchicum autumnale, e njohur me emrin xhirokulli vjeshtor është një bimë mjekësore toksike e ngjashme në pamje me Crocusin e vërtetë, por I përket familjes Colchicaceae, në ndryshim nga Crocus e cila I përket familjes Iridaceae. Kjo bimë ka gjethet gjatësore deri në 25cm të gjata. Lulja është e vetmuar 4–7 cm, me 6 petale dhe 6 fije me antena portokalli dhe 3 shtyllëza të bardha. Gjatë periudhës së fertilizimit, vezorja ndodhet në nën tokë.
Shpërndarja: Është e vetmja specie e familjes Colchicaceae native në Britaninë e Madhe dhe Irland. Është e përhapur gjerësisht në Europë, nga Portugalia në Ukrahinë dhe është natyralizuar edhe në Rusi, Suedi, Shtetet Baltike dhe Zelandën e Re. Ajo shtrihet në kullota me lagështi, sidomos në zonat subalpine.
Rrezikshmëria: Colchicum është bimë toksike për shkak të përmbajtjes së colchicinës (e përdorshme për përdorime farmaceutike).Përbën një kërcënim të madh për specie e familjes Felidae. Gjethet dhe fruti përmbajnë nivelin më të lartë të toksinave, por të gjitha pjesët e saj vlerësohen si toksike
Statusi sipas IUCN: Europe: Pak I rrezikuar (LC, Least Concern)
*Kërcënimet*: Si rezultat i shfrytëzimit pa kriter për përdorime farmaceutike është dëmtuar e gjithë bima dhe është pakësuar në mënyrë të ndjeshme. Në zonat përgjatë shtigjeve vlerësohet të dëmtohet nga shkeljet e bagëtive dhe turistëve të pandërgjegjshëm.
Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.
Facebook: INCA Albania
Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore