
Ta lidhim Shkencën, Politikat dhe Veprimet për të Krijuar një të Ardhme pa Plastikë!
Ta lidhim Shkencën, Politikat dhe Veprimet për të Krijuar një të Ardhme pa Plastikë!
Ndotja plastike është një kërcënim i madh për biodiversitetin, ekonominë dhe komunitetet e Mesdheut. Në Forumin Rajonal 2025 “Promovimi i zgjidhjeve të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, të bazuara në shkencë dhe fakte për Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Objektivat e saj në rajonin e Evropës Qendrore e Lindore, pa lënë askënd pas”, zhvilluar në Gjenevë, Zvicër, më 2 dhe 3 Prill 2025, - Qendra për Bashkëpunim Mesdhetar e IUCN, si pjese e nismës BeMed+, organizoi një takim online për të adresuar sfidën e ndotjes plastike.
Gjatë diskutimeve u theksuan prioritetet kryesore si bashkëpunimi, transparenca, përgjegjësia dhe reduktimi në burim, të gjitha të orientuara drejt zgjidhjeve praktike dhe të qëndrueshme.
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri u bë pjesë aktive e këtij dialogu, duke prezantuar punën e drejtpërdrejtë të kryer në kuadër të projektit BeMed+ "Beyond Plastic Med—Commit to a Plastic-Free Mediterranean Sea". Aktivitetet e realizuara përfshijnë angazhimin me komunitetet përgjatë Lumit Shkumbin dhe përqendrimin te sektori HORECA, sporti dhe menaxhimi i mbetjeve komunale—një model frymëzues i zgjidhjeve të nxitura nga komuniteti.
Një falënderim i veçantë shkon për Qendrën e IUCN për Bashkëpunim Mesdhetar, organizatoren e kësaj ngjarjeje, si dhe për të gjithë folësit dhe pjesëmarrësit që kontribuuan në këtë diskutim frymëzues.
Le të angazhohemi për të krijuar së bashku një Mesdhe më të pastër dhe të qëndrueshëm!
#PaPlastikë #ZhvillimIQuëndrueshëm #BeMedPlus #MesdheIPastër #BashkëpunimPërNdryshim
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/ta-lidhim-shkencen-politikat-dhe-veprimet-per-te-krijuar-nje-te-ardhme-pa-plastike#sigProIdcd18586894