Visite: 513
Shkëmbim përvojash në rajonin e Mesdheut
Shkëmbim përvojash në rajonin e Mesdheut
Takimi rajonal për shkëmbimin e eksperiencave të MedPAN u mbajt nga 25 deri më 27 tetor 2022 në Petrovac të Malit të Zi dhe në internet. Takimi i këtij viti, i pari takim i epokës pas 2020, u fokusua në shkëmbimin e përvojës mbi efektivitetin e menaxhimit të MPA, në linjë me miratimin e një strategjie dhe plani veprimi të ri për mbrojtjen e biodiversitetit (SAPBIO) pas 2020, dhe objektivin ambicioz 30x30 brenda kornizës së COP 22 të Konventës së Barcelonës, që së shpejti do të shohë një Kornizë të re Globale për Biodiversitetin. Në të vërtetë, përderisa sipërfaqja e mbuluar nga zonat e mbrojtura detare (ZMD) po rritet dhe me të drejtë po tërheq vëmendjen, efektiviteti i menaxhimit të ZMD-ve është një çështje kryesore, e cila ndonjëherë anashkalohet. Menaxherët e ZMD-ve dhe shkencëtarët janë të shqetësuar se shumë ZMD nuk po arrijnë objektivat e ruajtjes për të cilat janë krijuar, për shkak të mungesës së menaxhimit efektiv. Për të arritur qëllimet dhe objektivat e tyre, ZMD-të duhet të menaxhohen në mënyrë adekuate dhe menaxhimi duhet të vlerësohet rregullisht.
Më shumë se një temë, menaxhimi efektiv i ZMD-ve është një sfidë në qendër të strategjisë së ruajtjes, pasi të gjitha veprimet tona konvergojnë për të mbështetur ZMD-të dhe rrjetet e tyre ekologjikisht përfaqësuese, të lidhura dhe të menaxhuara në mënyrë efektive për të ndihmuar në ruajtjen e biodiversitetit detar. Si i tillë, efektiviteti i menaxhimit të ZMD është një çështje ndërsektoriale në sfondin e të gjitha temave të tjera, që mbështet të gjitha aktivitetet tona në ngritje kapacitetesh, hartim p[olitikash dhe përmimrësim njohurish.
Objektivi i përgjithshëm i takimt ishte t'u mundësonte menaxherëve dhe palëve të interesuara të ZMD-ve të grumbullonin dhe shkëmbenin informacione, aftësi dhe përvoja dhe të bënin një pasqyrë të praktikave dhe qasjeve më të mira për të përmirësuar dhe vlerësuar efektivitetin e menaxhimit të ZMD-ve në mënyrë që të arrihen rezultate të prekshme të ruajtjes së vlerave natyrore. Për të adresuar objektivat specifike të kësaj punëtorie, programi treditor kontribuoi drejt një vizioni dhe kuptimi të përbashkët të efektivitetit të menaxhimit të ZMD, duke u angazhuar së bashku në 12 sesionet e diskutimit në agjendën e seminarit.
INCA mori pjesë aktive në këtë takim dhe ndau përvojën e saj në vlerësimin e efektivitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura detare duke përdorur Mjetin e Vlerësimit të Efektivitetit të Menaxhimit (METT), duke u fokusuar në shembullin e Parkut Kombëtar Detar Karaburun Sazan. Gjithashtu, në sesione të ndryshme, INCA promovoi zonën e sapokrijuar të mbrojtur detare të Porto Palermos, duke theksuar nevojën për një mbështetje më të fortë për ngritjen e kapaciteteve të menaxherëve të saj, në mënyrë që të sigurohet një menaxhim efektiv i zonës.
Takimi u organizua nga MedPAN, rrjeti i menaxherëve të Zonave të Mbrojtura Detare në Mesdhe, dhe partnerët e tij pritës, Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Zonës Bregdetare dhe MEDCEM (Qendra Mesdhetare për Monitorimin e Mjedisit).
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/shkembim-pervojash-ne-rajonin-e-mesdheut#sigProId9576be93ca
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/shkembim-pervojash-ne-rajonin-e-mesdheut#sigProId9576be93ca