Rëndësia e restaurimit të zonave ligatinore

Rëndësia e restaurimit të zonave ligatinore

Zonat ligatinore kanë një rëndësi të jashtëzakonshme natyrore, jo vetëm për biodiversitetin dhe ekosistemet, por edhe për shërbimet dhe funksionet që ofrojnë për komunitetet lokale. Ndërhyrjet e pakontrolluara që kanë shkaktuar dëmtime dhe fragmentime në këto zona e bëjnë edhe më të domosdoshëm kujdesin dhe mirëmbajtjen e tyre. Një nga proceset më të rëndësishme është restaurimi i ligatinave, për t’u rikthyer atyre funksionet natyrore dhe biodiversitetin, duke ndihmuar transformimin e zonave të dëmtuara në habitate të shëndetshme për speciet vendase.

Rëndësia e restaurimit të zonave ligatinore dhe mënyrat e realizimit të tij ishin në qendër të takimit/trajnimit të organizatave mjedisore, zhvilluar nga 3-5 shkurt 2026 në zonën e Velipojës, një nga ligatinat më të rëndësishme të vendit. Pjesëmarrësit diskutuan për hapat e procesit të restaurimit sipas karakteristikave të veçanta të zonave dhe ndanë praktika të mira nga vende të tjera evropiane dhe të rajonit, të cilat mund të përshtaten edhe në Shqipëri.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania