
Visite: 38
Për një të ardhme më të pastër: Shqipëria i bashkohet lëvizjes rajonale kundër ndotjes plastike në det


Zëri i Shqipërisë në këtë forum u përfaqësua me dinjitet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), i cili ndau përvojën e tij në kuadër të projektit BeMed+ (Beyond Plastic Med)—një nismë rajonale. financuar nga Fondi Francez per Mjedisin (FFEM) dhe i koordinuar nga BeMed dhe zbatuar ne bashkëpunim me IUCN dhe Surfrider Foundation Europe (SFE), që synon të ndërtojë zgjidhje afatgjata e praktike për të reduktuar mbetjet plastike në të gjithë Mesdheun. Si koordinatori kombëtar, INCA ështëduke punuar në pellgun ujëmbledhës të lumit Shkumbin, një zonë që përbën nyje kritike në qarkullimin e mbetjeve urbane drejt Adriatikut.
Duke u bazuar në përvojën e saj në terren, INCA theksoi stresin e rëndë mjedisor me të cilin përballen brigjet e Shqipërisë. Pavarësisht se kemi shpallur dy zona të mbrojtura detare (Karaburun-Sazan dhe Porto Palermo), zonat bregdetare të vendit vazhdojnë të luftojnë me ndotjen kronike nga plastika. Keq menaxhimi i mbetjeve, derdhjet nga lumenjtë dhe presioni në rritje i turizmit përbëjnë sfida serioze, Në mënyrë alarmante, përfshirja e kritereve për kontrollin e ndotjes plastike në planifikimin dhe mbikëqyrjen e zonave të mbrojtura mbetet një mangësi parësore.
Sfidat janë të njohura: infrastruktura e pamjaftueshme e riciklimit, koordinimi i fragmentuar institucional dhe zbatimi i ligjit vazhdojnë të vonojnë përparimin. Megjithatë, INCA theksoi një valë në rritje të reformave. Legjislacioni i ri kombëtar që promovon menaxhimin e integruar të mbetjeve, ekonominë qarkulluese dhe Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit (EPR) – së bashku me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme–sinjalizojnë hapa në drejtimin e duhur.
Përmes BeMed+, INCA po bashkëpunon me aktorët lokalë nën drejtimin e SEF-it për të hartuar një plan veprimi që synon përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në bashki, adresimin e sfidave të sektorit HoReCa (hotele, restorante, kafene) dhe zbutjen e ndikimit të aktiviteteve të turizmit sportiv, duke fuqizuar komunitetet për të marrë një rol aktiv në mbrojtjen e mjedisit. Këto masa lokale parashikohen si blloqet e para në një strukturë më të madhe me ndikim të qëndrueshëm në nivel kombëtar.
Mesazhi më i fortë i konferencës ishte se asnjë vend nuk mund ta fitojë këtë betejë vetëm. Bashkëpunimi rajonal – i rrënjosur në strategjitë e përbashkëta, shkëmbimin e njohurive dhe përafrimin me kornizat ndërkombëtare si Konventa e Barcelonës dhe UNEP-MAP – është jetik për një Mesdhe më të pastër.
Konferenca ishte një thirrje e qartë për veprim kolektiv dhe ndryshim sistemik. Nga brigjet e Adriatikut deri në hapësirat më të thella mesdhetare, rruga drejt një të ardhmeje pa plastikë ka filluar. Dhe ajo kalon përmes veprimit të përbashkët, lidershipit lokal dhe vizionit të qëndrueshëm mjedisor.
Le të vazhdojmë të punojmë për dete më të pastra dhe një të ardhme pa plastikë!
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/per-nje-te-ardhme-me-te-paster-shqiperia-i-bashkohet-levizjes-rajonale-kunder-ndotjes-plastike-ne-det#sigProId0c261f5802
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/per-nje-te-ardhme-me-te-paster-shqiperia-i-bashkohet-levizjes-rajonale-kunder-ndotjes-plastike-ne-det#sigProId0c261f5802