Nxitja e vendimmarrjes transparente për menaxhimin e burimeve natyrore - Roli i Medias

Nxitja e vendimmarrjes transparente për menaxhimin e burimeve natyrore - Roli i Medias

Trajnime me mediat kombëtare

Nxitja e vendimmarrjes transparente për menaxhimin e burimeve natyrore - roli i medias

Problemet kryesore në ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lidhen me legjislacionin e pamjaftueshëm, mungesën e respektit për sundimin dhe zbatim të dobët të ligjeve ekzistuese, përgjegjësia dhe transparenca minimale nga zyrtarët publikë dhe nivele të ulëta të profesionalizmit. Shpesh korrupsioni në sektorin e mjedisit shkaktohet edhe nga konfliktet midis interesave private, në të ardhura që mund të fitohen nga shfrytëzimi i burimeve mjedisore, dhe interesave publike për një mjedis të shëndetshëm, çka përkeqësohet me vendim-marrje jo transparente, që përjashton zërat e qytetarëve, duke çuar në zhvillime jo të qëndrueshme, që dëmtojnë mjedisin e burimet natyrore.Vlen të theksohet në këtë kuadër roli i bashkëpunimit mes Medias dhe OMShC-ve për t’u angazhuar e bashkëpunuar ngushtë për veprime të koordinuara e aksione të përbashkëta ndërgjegjësimi, për një zë më të fuqishëm e gjithë përfshirës, në çështjet që duan të advokojnë, lobojnë dhe që kërkojnë një reagim qytetar. Bashkëpunimi me mediat luan një rol të rëndësishëm në procesin përhapjes së fjalës dhe mendimit të lirë, në advokimin dhe formulimin e një mesazhi bindës mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për politikë-bërësit, subjektet dhe komunitetin. Një bashkëpunim i mirë mes Mediave dhe OMSHC-ve shërben si një mjet për të fuqizuar rolin dhe forcën e veprimeve të përbashkëta, si një element kyç i një shoqërie demokratike për të mundësuar një bashkëpunim dhe një dialog frytdhënës në procesin e advokimit për  ruajtjen dhe promovimin e natyrës shqiptare.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financiar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, organizuan trajnimet “Nxitja e vendimmarrjes transparente për menaxhimin e burimeve natyrore - Roli i Medias”. Këto trajnime u zhvilluan gjithashtu edhe në Lushnje, Lezhë, Librazhd dhe Vlorë.

Mediat kombëtare dhe lokale janë aktorë të rëndësishëm në shoqërinë demokratike: raportimi objektiv, mbulimi gjithë përfshirës i çështjeve dhe shpërndarja e informacionit, ndihmojnë në nxitjen e qeverisjes me pjesëmarrje. Ato përfaqësojnë kanale të rëndësishme për shpërndarjen e informacionit dhe janë burime thelbësore informacioni. Të advokosh përmes medias, do të thotë të influencosh tek vendimmarrësi dhe të mobilizosh komunitetin nëpërmjet kanaleve të komunikimit masiv – siç janë televizionet, revistat, gazetat, radio, si dhe mediat sociale.

Në këtë kontekst, kjo tryezë ka si qëllim kryesor ngritjen e kapaciteteve për grupet kryesore të medias për të kuptuar rëndësinë e rolit të tyre në nxitjen e një procesi vendimmarrës transparent për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e ZM-ve si dhe demokratizimin e shoqërisë. Përmes këtij aktiviteti, do të synohet mobilizimi i mediave për të marrë një rrol më aktiv në mundësimin e përfaqësimit dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile në ndërmarrjen e fushatave të advokimit mediatik për të promovuar vlerat e trashëgimisë sonë natyore, për të tërhequr vëmendjen në probleme që kërkojnë zgjidhje, të denoncojnë bashkërisht publikisht abuzimet me pushtetin dhe korrupsionin dhe pse jo të përqëndrojnë vëmendjen e publikut dhe të vendimmarrësve në zgjidhje të mundshme që ofrohen.

Në aktualitetin ku jetojmë është më se e qartë se pjesëmarrja e publikut përbën një pjesë integrale të mbrojtjes së mjedisit dhe forcimit të demokracisë. Në ketë kontekst, media luan një rol kryesor në informimin e publikut dhe motivimin e angazhimit dhe veprimit të tyre. Përmes raportimit të saktë dhe në kohë, gazetarët mund të ndihmojnë në rritjen e aktivizimit ose diskutimit të mëtejshëm (publik ose dypalësh) të grupeve ose individëve të interesuar. Të dy elementët, pjesëmarrja e publikut dhe raportimi informues i mediave, janë elementë të rëndësishëm për proceset e vendimmarrjes mjedisore, dhe si të tilla janë shtyllat kryesore të detyrimeve ndërkombëtare për mjedisin, përmes instrumenteve si Deklarata e Rios 1992 dhe Konventa e Aarhusit 1998.

Në këtë kuadër ky aktivitet do të ndihmojë me informacione dhe mjete relevante për të mundësuar advokim-lobim mediatik sa më efektiv në një mjedis të përshtatshëm, për një dialog të vazhdueshëm, për të rritur presionin mbi vendimmarrësit për hartimin dhe zbatimin e duhur të politikave të ruajtjes së natyrës dhe qeversijen me pjesëmarrje.

Me qëllimin për të rritur angazhimin dhe forcimin e rolit të mediave në nxitjen e një vendimmarrjeje transparente të përdorimit të burimeve natyrore në Shqipëri,  për të evidentuar kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme të gazetarisë shqiptare në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore e veçanërisht mbrojtjen e trashëgimisë natyrore shqiptare, organizatorët e këtij trajnimi përfitojne nga rasti per të ftuar të gjitha mediat kombëtare dhe loakle të marrin pjesë në thirrjen e hapur për konkursin e çmimit më të mirë të gazetarisë më të mirë mjedisore. 

Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarat e medias së shkruar dhe vizive, lokale dhe kombëtare. Konkursi do të ketë në fund tre çmime respektivisht (600Euro, 500Euro,400 Euro). Afati i fundit për pjesëmarrjen në konkurs është data 16 Prill 2021. Guida e thirrjes dhe aplikimi për konkursin gjenden sipas linkut:

https://eecso.inca-al.org/article/lancimi-i-konkursit-per-mediat-cmime-per-gazetarine-mjedisore-ne-shqiperi/

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: