
Visite: 226
Ngritja e kapaciteteve për kujdestarinë bregdetare
Ngritja e kapaciteteve për kujdestarinë bregdetare
🌊 Trajnimi për ngritjen e kapaciteteve për kujdestarinë bregdetare u realizua me sukses më 11 Nëntor 2025 në Shkodër, në kuadër të projektit COASTRUST – Promovimi i kujdestarisë së përbashkët për brigjet e Mesdheut.
📍 Aktiviteti u organizua nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) me mbështetjen e Prefekturës Shkodër, si partner i asociuar i projektit.
🤝 Gjatë takimit u prezantuan objektivat dhe rezultatet e deritanishme të projektit, si dhe metodologjia e përbashkët për zbatimin e kujdestarisë bregdetare në zonën pilot Buna – Velipojë Peizazhi i Mbrojtur (BRVPL). Pjesëmarrësit dhanë kontributin e tyre në hartografimin e burimeve natyrore, diskutuan mbi ndërtimin e rrjeteve bashkëpunuese mes institucioneve lokale, komunitetit dhe biznesit, si dhe në forcimin e kapaciteteve të autoriteteve vendore, OJQ-ve dhe sektorit privat.
🌿 Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të Grupit Lokal të Veprimit për Kujdestarinë Bregdetare, duke siguruar përfshirjen aktive të komunitetit dhe institucioneve për ruajtjen e vlerave natyrore të zonës.
#Coastrust #InterregEuroMed #BunaLandscape #VelipojëGreen #EnvironmentalStewardship #YouthForNature #ProtectWetlands Coastrust
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/ngritja-e-kapaciteteve-per-kujdestarine-bregdetare#sigProId4a24100eba
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/ngritja-e-kapaciteteve-per-kujdestarine-bregdetare#sigProId4a24100eba

