Nga lumi në det: Koha për të ndalur plastikën!

Nga lumi në det: Koha për të ndalur plastikën!

💧 “Nga lumi në det: Koha për të ndalur plastikën” — Monitorojmë së bashku sipas metodologjisë OSPAR
 
INCA, në bashkëpunim me operatorin lokal Grand Canion në Elbasan, ka realizuar monitorimin e brigjeve të lumit Shkumbin sipas metodologjisë OSPAR, në dy pika të përcaktuara: Elbasan dhe Librazhd. Ky mision monitorimi është i shtrirë në të katër sezonet e vitit, dhe të dhënat e paraqitura i përkasin stinë së pranverës.
📊 Rezultatet e pranverës treguan se sasia e mbetjeve të mbledhura ishte më e pakët, por në përbërje plastika dominoi dukshëm, duke përbërë rreth 95% të mbetjeve. Kjo përfshin ambalazhe ushqimore, shishe plastike, qese dhe fragmente plastike të degraduara. Materiale të tjera si metali, qelqi apo tekstili u gjetën në sasi shumë të vogla.
👉 Interpretimi i të dhënave tregon se brigjet e lumit Shkumbin janë të ekspozuara ndaj një presioni të vazhdueshëm nga plastika njëpërdorimshme. Edhe kur mbetjet janë më të pakta në numër, plastika mbetet elementi dominues, duke u fragmentuar dhe shpërbërë në mjedis, e duke krijuar rrezik për ekosistemin ujor dhe shëndetin e komuniteteve lokale.
🤝 Bashkëpunimi dhe përfshirja e operatorëve të turizmit sportiv lokal e shton edhe më shumë fuqinë e këtij procesi. Nuk bëhet fjalë vetëm për matjen e ndotjes, por për një angazhim të plotë: zhvillimin e zgjidhjeve, shpërndarjen e edukimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit. Ky bashkëpunim e kthen monitorimin në një mision të përbashkët për një mjedis më të pastër, një lumë më të bukur e cilësor dhe një det më të pastër, ku komuniteti është pjesë aktive e ndryshimit.
💡 Ky rezultat është një thirrje e fortë për veprim: reduktimi i plastikës njëpërdorimshme dhe menaxhimi i mbetjeve janë hapa të domosdoshëm për të mbrojtur lumin Shkumbin dhe për të siguruar një mjedis të shëndetshëm për komunitetet lokale.
 
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid023EZRYqFHEzVxzv5cW9b4CQVu6z5TMdkTZWu8aoYtbXkEFcKkgKp36Ez9MEPUbtubl&id=100010308347596 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: