
Lutja e Lumit!
Lutja e Lumit!
Lumi Shkumbin dikur rridhte i pastër dhe i vrullshëm, duke gjarpëruar nëpër fusha dhe pyje në rrugën e tij drejt detit. Peshqit gëlonin nën ujërat e tij dhe zogjtë lodronin sipër tyre. Jeta lulëzonte përgjatë brigjeve te tij. Por me kalimin e kohës, lumi filloi të vuante. Shishe, qese e plastika gjithfarëlloj notonin në ujërat e tij – të lëna pas nga duart e pakujdesshme.
Plastikat udhëtuan larg e më larg, duke u mbledhur në dete e oqeane, duke mbytur gjallesat e detit.
Një mëngjes, dallgët lanë një breshkë në breg, të mbështjellë në plastikë. Sytë e saj ishin të fikur. Disa fëmijë që luanin aty pranë u tmerruan nga pamja.
"Nga vjen e gjithë kjo plastikë?" pyeti njëri.
Një fllad shushuriti kallamishtet dhe lumi dukej se psherëtiu "Ajo që më hedh," pëshpëriti, "përfundon në det. Nëse më mbani të pastër, oqeani do të lulëzojë."
Fëmijët dëgjonin me sytë e zgurdulluar. Atë mbrëmje, ata u treguan prindërve të tyre atë që kishin parë dhe dëgjuar. Të nxitur nga lutja e qetë e lumit, familjet filluan të ndryshojnë. Ata mblodhën mbeturinat përgjatë brigjeve, filluan të përdornin më pak qese plastike dhe mësuan edhe të tjerët të kujdesen.
Ditë pas dite, Shkumbin u bë më i pastër. Peshqit u kthyen. Zogjtë këndonin më fort. Dhe larg, oqeani filloi të shërohej.
Lumenjtë derdhen në det - ajo që bëjmë në rrjedhën e sipërme jehon shumë më tej. Le të mbrojmë ujërat tona dhe të zvogëlojmë mbetjet plastike, për hir të gjithë jetës ujore.
Beyond Plastic Med - BeMed
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/lutja-e-lumit#sigProId4dac394b01