INCA i bashkangjitet festimeve të Ditës së Verës në Elbasan
INCA i bashkangjitet festimeve të Ditës së Verës në Elbasan
Sot, në kuadër të projektit BeMed+, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, iu bashkuam festimeve të Ditës së Verës në qytetin ku kjo festë ka zanafillën e saj.
Në atmosferën e bukur të festës morën pjesë shumë nxënës shkollash, të cilët prezantuan punime artistike me mesazhe për reduktimin e ndotjes plastike dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, shumë fëmijë të qytetit u bënë pjesë e aktivitetit duke vizatuar dhe ngjyrosur punime me mesazhe ndërgjegjësuese për një mjedis më të pastër, pa mbetje plastike, me më shumë reduktim dhe riciklim.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga zyrtarë të lartë të Bashkisë Elbasan dhe përfaqësues të Qeverisë Shqiptare, të cilët vlerësuan rëndësinë e ndërgjegjësimit të brezit të ri për mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes plastike.
Ishte një ditë e bukur feste, krijimtarie dhe ndërgjegjësimi, ku fëmijët treguan se kujdesi për natyrën fillon që në moshë të vogël. 🌼♻️
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/inca-i-bashkangjitet-festimeve-te-dites-se-veres-ne-elbasan#sigProId1e58c4f708

