Aksion pastrimi dhe monitorimi në terren – për një Shkumbin më të pastër!

Aksion pastrimi dhe monitorimi në terren – për një Shkumbin më të pastër!

🌊 Aksion pastrimi dhe monitorimi në terren – për një Shkumbin më të pastër!
 
Sot, përgjatë lumit Shkumbin u zhvillua një aksion i kombinuar pastrimi dhe monitorimi sipas metodologjisë OSPAR.
🤝 Në këtë aktivitet morën pjesë vullnetarë dhe përfaqësues nga:
• Bashkia Elbasan dhe Bashkia Librazhd
• Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në qarkun Elbasan
• Shoqëria civile nga Elbasani dhe Librazhdi
• Federata e Alpinistëve në Elbasan
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit BeMed+ dhe mikrograntit të dhënë nga organizata BeMed për organizatën lokale AGRIEN, me fokus reduktimin e ndotjes plastike në lumin Shkumbin dhe në Detin Mesdhe.
📌 Aktiviteti u drejtua nga Surfrider Foundation Europe dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me AGRIEN dhe Agjencinë e Sportit dhe Turizmit në Elbasan.
✨ Ky aktivitet shërbeu gjithashtu si një model i mirë i bashkimit dhe angazhimit të aktorëve lokalë, duke krijuar një sinergji të vlefshme të kontributit të tyre për më shumë ndërgjegjësim dhe advokim në mbrojtje të lumit dhe mjedisit – për sot dhe për të ardhmen.
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: