Lancohet Projekti për Mbrojtjen e Deltës së Bunës

Lancohet Projekti për Mbrojtjen e Deltës së Bunës

Shkodër - 25 janar 2018 - Partnerët e projektit për Mbrojtjen e Deltës së Lumit Buna, financuar nga Fondacioni MAVA, prezantuan projektin dhe objektivat e tij.  

Projekti do të zbatohet nga Unioni i Bashkuar Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës në partneritet me Programin e Veprimeve Prioritare/Qendra e Aktiviteteve Rajonale (PAP/RAC), Partneriteti Global i Ujit (GWP), Tour du Valat dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë, Bashkinë Shkodër, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Shkodër.

Delta e lumit Buna është ndër ligatinat më të rëndësishme bregdetare në Mesdheun Lindor, dhe është shpallur si një nga ligatinat me rëndësi ndërkombëtare (zonë Ramsar). Ajo strehon një shumëllojshmëri të habitateve që mbajnë rreth 900-1000 specie bimore dhe shtazore, disa prej të cilave janë të rrezikuara në mënyrë kritike. Zona është përzgjedhur si një nga katër ligatinat mesdhetare bregdetare të mbështetura nga fondacioni MAVA për të zhvilluar praktikat më të mira në menaxhimin e ligatinave bregdetare që do të shërbejnë si referenca për rajonin e Mesdheut.

Projekti për Mbrojtjen e Deltës së Lumit Buna do të zgjasë pothuajse 5 vjet duke u fokusuar në peisazhin e mbrojtur të lumit Buna-Velipoja. Projekti është i hapur për bashkëpunim me organizata në të gjithë sektorët në nivel kombëtar dhe lokal, të tilla si Agjencia e Bregdetit, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, shoqatat e fermerëve dhe operatorët e turizmit, organizatat lokale të shoqërisë civile, si dhe institutcionet arsimore. Këta aktorë do të konsultohen dhe do të përfshihen në të gjitha aktivitetet e projektit në mënyrë që të sigurojnë pjesëmarrjen, pronësinë vendore dhe qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit. Projekti do të përmirësojë menaxhimin e zonës dhe përmes skemës së granteve të projektit do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit për komunitetet, biznesin dhe organizatat lokale.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: