Categoria principale: INCA
Visite: 1608
24 Maj - Dita Europiane e Parqeve
#ParksForHealth
- Dita Europiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura europiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre.
24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare europiane në Suedi në vitin 1909. Kjo ditë festohet në një sërë qytetesh të mëdha të Europës, ku parqet shërbejnë si "mushkëritë e qytetit" si pasojë e përqëndrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.
Kur Federata EUROPARC vendosi që 'Parqe të Shëndetshëm, Njerëz të Shëndetshëm' do të ishte tema e Ditës Evropiane të Parqeve për vitin 2020, ne kurrë nuk do të kishim menduar se do të ishte kaq relevante. Ajo që ne dinim, është se kontakti pozitiv me natyrën është i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Mund të krijojë mirëqenie, të parandalojë problemet e shëndetit publik dhe të promovojë një mënyrë jetese aktive.
Parqet dhe zonat e mbrojtura kanë një mision të rëndësishëm për të lidhur njerëzit me natyrën! Parqet jo vetëm që të mbrojnë burimet tona të vlefshme natyrore, por ato japin edhe rezultate pozitive shëndetësore. Kontakti me natyrën është thelbësor për shëndetin e njeriut, dhe në një Evropë gjithnjë e më të urbanizuar, ne duhet të krijojmë më shumë mundësi që qytetarët të lidhen dhe të eksplorojnë ambientet e jashtme. Kontakti pozitiv me natyrën është vërtetuar se krijon mirëqenie dhe promovon stilin e jetës aktive!
Në vitin 2020, Dita Evropiane e Parqeve nxjerr në pah lidhjen e natyrës me shëndetin e njeriut ... Njerëzit e shëndetshëm kanë nevojë për Parqe të Shëndetshme!