Categoria principale: INCA
Visite: 708
Integrimi i medias sociale në punën e advokim-lobimit
Mjetet e medias sociale ofrojnë një gamë të gjerë mundësish për të rritur/ndikluar procesin e advokim-lobimit. Mediat sociale janë një mjet i lirë që mund t'iu ndihmojë të filloni një bisedë në një mjedis të përshtatshëm, me një numër të konsiderueshëm njerëzish. Një nga avantazhet e shumta të tij është se distanca është kryesisht e parëndësishme. Ndërsa disavantazhi kryesor i mediave sociale është se njerëzit mund të kenë qasje të kufizuar. Ashtu si me mjetet e tjera të advokimit, është e rëndësishme që të kemi një qëllim specifik dhe një audiencë të synuar para se të filloni me advokimin e mediave sociale.
Termi “media sociale” përmban një numër mjetesh, secila me karakteristika dalluese. Përdorimi i shtuar dhe rëndësia e këtyre mjeteve ka sfiduar ndonjëherë të drejtën për lirinë e shprehjesdhe qasjen në informata që çojnë në një shkundje ndaj advokimit dhe fushatës. Krijimi i një plani për shfrytëzimin e mediave sociale është i nevojshëmdhe duhet të përfshijë:
-
Çfarë doni të arrini? A është qëllimi juaj i veçantë (si ndryshimi i Politikës Kombëtare të Ruajtjes së Natyrës) apo i gjerë (ndërtimi programeve për mirëqeverisjen e zonave të mbrojtura dhe të përdorimit të qendrueshëm të burimeve natyrore, duke angazhuar komunitet vendore, përdoruesit e tyre ose strukturat përgjegjëse menaxhuese dhe monitoruese)?
-
Kush është audienca që dëshironi të arrini? A komunikoni së pari me njerëz që tashmë janë të njohur me punën e OShC-së dhe partnerët? Apo po merrni në konsideratë objektivat dhe ndikimet që janë pjesë e strategjisë suaj të advokim-lobimit?
-
Në cilat platforma të mediave sociale duhet të përqendroheni? Ky vendim duhet të ndëmerret nga objektivi dhe audienca e synuar.
-
Çfarë materiale do të ndani përmes mediave sociale?