Zonat e Mbrojtura Detare (ZMD)

PËRSHKRIM I SHKURTËR I PROJEKTIT

LOGO COLOUR MPA NETWORKS

Kur menaxhohen në mënyrë efektive, Zonat e Mbrojtura Detare (ZMD) janë një nga mjetet më të rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit detar. Por për t’u arritur ky objektiv, ZMD Mesdhetare kanë nevojë për më shumë kapacitete njerëzore, aftësi menaxhuese dhe burime financiare. Me kalimin e viteve, menaxhuesit e ZMD kanë kuptuar se puna së bashku do të ndihmonte në adresimin e disa prej sfidave me të cilat ato përballen. Projekti MPA NETWORKS synon të rrisë këtë dinamikë me forcimin e rrjeteve të menaxhuesve të ZMD në të gjitha nivelet në Mesdhe.

Cili do të jetë rezultati i pritur?

ZMD do të fuqizohen për të shërbyer për qëllimin e tyre dhe të japin rezultatet për ruajtjen e natyrës dhe në mbështetjen e jetesës sonë.

Projekti MPA NETWORKS do të përqëndrohet në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat që kërkojnë një qasje që tejkalon kufijtë e ZMD. Këto sfida përfshijnë çështjen globale të efektivitetit të menaxhimit dhe më saktësisht menaxhimin e Peshkimit në Shkallë të Vogël (peshkimi artizanal), ruajtjen e specieve të lëvizshme dhe zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm të financimit në ZMD.

Aktivitetet e mëposhtme do të organizohen në një periudhë nga Nëntori 2019 deri në Prill 2022 me një qasje ndërsektoriale për të përdorur dhe zbatuar metodologjitë dhe mjetet e zhvilluara gjatë projekteve të mëparshme (Program Med dhe të tjerë). Ky proces do të mbështetet nga rrjetet e aktorëve që ndajnë të njëjtat interesa në nivele të ndryshme (grupe tematike, aleanca kombëtare ose ndërkombëtare, bashkëpunim mesdhetar).

Screenshot 1

  • 9 projekte pilot në 7 vende mesdhetare po zbatohen për të adresuar aspekte të sfidave të përshkruara më sipër.
  • Përvoja e krijuar dhe mjetet për të mbështetur menaxhimin do të ndahen midis komunitetit mesdhetar të menaxhuesve të ZMD. Këto përvoja do të ndihmojnë gjithashtu një program të përhershëm trajnimi mesdhetar që u zhvillua së fundmi dhe që do të zhvillohet më tej lidhur me objektivat e projektit MPA NETWORKS.
  • Aktivitete specifike të rrjetëzimit midis ZMD do të organizohen për mbështetjen e drejtpërdrejtë midis kolegëve të vendeve të ndryshme.
  • Në një nivel më të gjerë, rrjetet kombëtare ose ndërkombëtare të menaxhuesve të ZMD do të mbështeten për të ndërtuar aleanca të forta që ndajnë sfida të ngjashme.
  • Për të ndërtuar sinergji, bashkëpunimi midis rrjeteve do të vendoset gjithashtu, në Mesdhe dhe më gjerë.
  • Pjesëmarrje në Edicionin e 3-të të Forumit Mesdhetar të ZMD, i cili është një proces që zhvillohet çdo 4 vjet, dhe do të hartojë udhërrëfyesin pas vitit 2020 për efikasitetin e ZMD.
  • Workshop-e për ndarjen e përvojave për menaxherët e ZMD do të organizohen gjithashtu në vitin 2021, për të shqyrtuar sfidat e efektivitetit të menaxhimit.
  • Së fundmi, forcat e bashkuara të këtyre rrjeteve do të krijojnë një zë të koordinuar të ZMD me rekomandime të përbashkëta për të mbështetur politikë-bërjen e ZMD në nivelet ndërkombëtare, mesdhetare dhe kombëtare.

Projekti MPA NETWORKS ka një buxhet prej rreth 2.7 milion euro dhe është bashkëfinancuar nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal në kuadër të programit Interreg- Med të Bashkimit Evropian. Projekti drejtohet nga MedPAN dhe ka 9 partnerë të tjerë në Francë, Itali, Kroaci, Greqi, Slloveni, Shqipëri dhe Spanjë.

MPA NETWORKS bashkon 10 partnerë mesdhetarë, kryesisht organe të menaxhimit të MAP, nga 7 vende: Shqipëri, Kroaci, Francë, Greqi, Itali, Slloveni, Spanjë dhe Francë. Projekti do të zbatohet midis nëntorit 2019 dhe prillit 2022.

RRJETET E MPA - Mbështetni efektivitetin e MPA-ve përmes rrjeteve të forta dhe të lidhura në Mesdhe - është një projekt i zgjedhur në tetor 2019 nën Thirrjen e 3-të për projekte modulare të Programit Interreg MED. Vendet e synuara nga projekti janë Franca, Italia, Kroacia, Greqia, Sllovenia, Shqipëria dhe Spanja.

Partneriteti përbëhet nga 10 organizata:

  • MedPAN në Francë duke vepruar si Partner kryesor (LP)
  • Park, Parku Kombëtar Port Cros në Francë
  • Konsorciumi i Menaxhimit të Portofino MPA në Itali
  • ZM, Zona e Mbrojtur Detare "Torre del Cerrano" në Itali
  • Konsorciumi i Menaxhimit të Torre Guaceto në Itali
  • Park, Instituti Publik Parku Kombëtar Brijuni në Kroaci
  • Agenci, Agjencia e Menaxhimit të Parkut Kombëtar Detar të Zakynthos në Greqi
  • Institute Instituti Publik Parku i Peisazheve Strunjan në Slloveni
  • Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri
  • Fondacioni Marilles në Spanjë

Në Shqipëri MPA NETWORKS implementohet  nga  INCA, me projektin pilot të titulluar:

PESHKIM I QËNDRUESHËM ARTIZANAL DHE REKREATIV NË ZONËN E MBROJTUR DETARE  KARABURUN-SAZAN.

INCA si pjesë e këtij rrjeti po luan një rol kryesor në përmirësimin e kushteve për peshkimin artizanal dhe menaxhimin e tij, duke shpërndarë praktikat më të mira përmes krijimit të një sistemi monitorimi të peshkimit, në bashkëpunim me peshkatarë dhe studiues shkencor.

Me teper informacione për projektin gjnei në faqen zyrtare: https://mpa-networks.interreg-med.eu/

KLIKO

NJOFTIM PËR SHTYP

PROJEKTI I RRJETEVE TË ZMD

Mbështetje e efektivitetit të ZMD përmes rrjeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe

Aktivitete pilote në Shqipëri “Menaxhimi i peshkimit të qëndrueshëm artizanal dhe atij rekreativ në ZMD Karaburun - Sazan”

 

NJOFTIM PËR SHTYP

Tavolinë e rrumbullakët diskutimi “Rekomandimet për përmirësime në kuadrin ligjor dhe rregullator për peshkimin artizanal dhe argëtues në gjirin e Vlorës”

Qendra e Vizitorëve Radhimë, datë 10.06.2021 ora 11:00

 

Aktiviteti i peshkimit dhe veçanërisht atij artizanal dhe rekreativ pranë zonave të mbrojtura detare, mbetet një çështje që kërkon gjithmonë e më tepër bashkëpunimin mes aktorëve lokalë.

Projekti i BE-së  “MPA NETWORKS - Mbështetje e efektivitetit të Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) përmes rrjeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe”, me bashkëfinancim nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal në kuadrin e programit Interreg Med, i cili ka nisur nga zbatimi prej një viti në rajonin e Vlorës, përfshirë Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan (PKDKS), ka  sjellë në vëmendje disa praktika pozitive që synojnë bashkëpunimin mes të gjithë aktorëve publik dhe jo publik, me qëllim përfitimin si në aspektin e mirëmenaxhimit të një zone të mbrojtur detare, ashtu edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të peshkimit artizanal, duke ndikuar pozitivisht edhe në impaktin socio-ekonomik të komunitetit të peshkatarëve që jetojnë pranë ZMD.

Pasioni dhe nevoja është ajo që e bën një peshkatar të vazhdojë të punojë, por nevoja për mbështetje, ligj funksional, kontroll të peshkimit industrial dhe sportiv janë element kyç për mbarëvajtjen e punës sonë”- shprehet një peshkatar.

Në këtë kuadër Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me AdRZM Vlorë dhe organizata të shoqërise civile lokale si Flag Pine, ashtu, si dhe vetë komunitetin e peshkaterëve, ka  nxitur takime dhe përballje të aktoreve, duke e vlerësuar si një domosdoshmëri pjesëmarrjen më të gjerë të institucioneve shtetërore në dëgjesat me peshkatarët dhe po ashtu edhe një bashkëpunim më të madh midis tyre me qëllim propozimin e politikave përmirësuese dhe hartimin e dokumentacioneve rregullatore në funksion të zhvillimit të një peshkimi të qëndrueshëm artizanal dhe rekreativ pranë një zone të mbrojtur detare siç është Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.

Nën këtë iniciative tavolina e rrumbullaket me temë “Rekomandimet për përmirësime në kuadrin ligjor dhe rregullator për peshkimin artizanal dhe argëtues në gjirin e Vlorës” organizuar me 10.06.2021, pranë Qendres së Vizitorëve, Rradhime, Vlorë, sherbeu si një hapsirë e lirë diskutimi dhe konsultimi mes ekspertëve, OMP-së Vlorë dhe autoriteve publike përkatëse lokale lidhur me përpilimin e rekomandimeve për mënyrën e menaxhimit të qëndrueshëm të peshkimit në shkallë të vogël, duke i dhënë rëndësi zbatimit me efikasitet të kuadrit ligjor dhe rregullator për peshkimin artizanal dhe argëtues, veçanërisht në afërsi të zonave të mbrojtura të gjirit të Vlorës.

Takimi solli në vëmendje disa nga problematikat që hasin në vazhdimësi peshkatarët artizanal ku mes të tjerave mund të përmendim:  

  • Peshkimi turistik mund të ishte një alternativë e peshkatarëve për sigurimin e të ardhurave dytësore duke zvogëluar edhe ndikimin e tyre në rezervat detare. Por, mungesa e akteve nënligjore specifike për këtë veprimtari; mungesa e sinjalistikës brenda ZM detare, mbivendosja institucionale për dhënien e dy liçensave respektive një për turizmin nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe një tjetër për peshkimin nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, mungesa e database mbi mënyrat se si mund të zhvillohet ky aktivitet, janë disa nga problematikat aktuale me të cilat përballet komuniteti i peshkatarëve në zonë.
  • Peshkimi artizanal ndryshe nga ai industrial nuk ka mbështetje nga shteti përsa i përket: infrastrukturës; karburantit; rrjetave, etj. 
  • Peshkimi komercial ose industrial ka portin e vet dhe funksionon në formën e organizatave të menaxhimit të peshkimit, ndërsa në rastin e peshkatarëve artizanal, nuk ka një pikë të grumbullimit të tyre, përvençse në rastet e krijuara vullnetarisht siç është "Shoqata e Peshkatarëve të Përgjegjshëm".
  • Peshkimit artizanal nuk i është hequr "koperoli" apo leja për të dalë në det sipas ligjit për detin, pasi monitorimi i tyre bëhet vetëm nga policia kufitare, por kapacitete e policisë kufitare janë shumë të limituara, pasi dalja e peshkatarëve është në orët e para të mëngjesit ku veprojnë më shumë se 50 peshkatarë (me ose pa liçensë). Për këtë nevojitet të ketë një monitorim të posaçëm nga inspektoriati i peshkimit në Vlorë. 
  • Peshkimi argëtues përballet me mungesë të akteve nënligjore,mungesa të infrasturkturës në breg; kryerjen e pagesave të taksave në insitucionet shtetërore nga njera anë por edhe mungesën e masave ndihmëse nga shteti ndaj këtij aktiviteti nga ana tjetër.
  • Ende ka veprimtari të paligjshme si peshkimi me dinamit.
  • Ekspertët shkencorë dhe AdZM Vlorë e shohin të domosdoshme krijimin e një “No Take Zone” jashtë kufijve të ZMD, jo më tepër se 1km2, e cila do të shërbejë si një zonë zhvillimi dhe riprodhimi efektiv për rezervën e peshkut në gjithë gjirin e Vlorës.

Opinionet dhe sygjerimet e mbledhura në këtë takim, shërbyen për hartimin e një dokumenti me rekomandime për përmirësime në kuadrin ligjor dhe rregullator për reflektimine të cilave do të advokohet dhe lobohet në vazhdimësi pranë instiucioneve lokale dhe qëndrore si dhe do të punohet për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme bashkëpunuese mes komunitetit të peshkatarëve, autoritetve lokale dhe menaxherëve të ZMD.

Shënim: Ceremonia u zhvillua më 10.06.2021 ora 11:00 tek Qendra e Vizitorëve Radhimë. Takimi ishte i hapur për përfaqësues të mediave kombëtare dhe lokale.

 INCA


 PUBLIKIME

Al_Manual për peshkimin argëtues në afërsi të ZMD Karaburun-Sazan. 
Manual about recreational fishing activities close to the MPA of Karaburun-Sazani,
Best Practice Manual. 
Final SSF Catch Monitoring Report, 
Identified Problems and Emerged Recommendations, 
Manual on monitoring of fishing activities, 
Report about the Karaburun – Sazani MPA managerial features, 

Email: [email protected]

INCA web:http://www.inca-al.org/

 
screenshot_2.jpg
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: