Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Procesi Kombëtar i Monitorimi të Biodiversitetit dhe Roli i Komunitetit Akademik / Shkencor

Procesi Kombëtar i Monitorimi të Biodiversitetit dhe Roli i Komunitetit Akademik / Shkencor

Tiranë 30 Nëntor 2017 – Nëkuadër të projektit “Konservimi dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës” (CSBL). i financuar nga GIZ, INCA organizoi në Tiranë Takimin Bashkëpunues “Procesi Kombëtar i Monitorimit të Biodiversitetit dhe Roli i Komunitetit Akademik/Shkencor”.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i gjithë procesit të nisur për ngritjen e Sistemit të Monitorimit të Biodiversitetit nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e njohur si AKZM–SiMF dhe BIONNA.Takimi pati si objektiv propozimin e mënyrave për përfshirjen e komunitetit akademik shkencor në përdorimin e këtij sistemi, si një mjet standard për grumbullimin e të dhënave në monitorimin e biodiversitetit, për të unifikuar mënyrën e grumbullimit dhe përpunimit të këtyre të dhënave në një bazë të përbashkët me atë të AKZM dhe MTM.

Takimi synoi promovimin e rezultateve kryesore të sistemeve të monitorimit, duke ofruar gjetjen dhe propozimin e mënyrave për përfshirjen e kontributit të komunitetit akademik shkencor në këtë proces, si një domosdoshmëri dhe pjesë e rëndësishme e aktorëve të kuadrit kombëtar institucional. Aishërbeu si një kuvend diskutimesh dhe debatesh me fokus institucionalizimin e rolit dhe kontributit të komunitetit shkencor përmes përdorimit të metodologjisë dhe formateve standarde, të cilat duhet të përcaktohen nga ana e MTM si detyrime ligjore për realizimin e SiMF, BIONNA apo mjeteve të tjera të standardizuara të monitorimit të biodiversitetit. 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: