Për një përqasje të integruar ndaj vlerave kulturore e natyrore të ligatinave
Gjatë muajit shtator, Dr.Zamir Dedej mori pjesë në workshopin me titull “Për një përqasje të integruar ndaj vlerave kulturore e natyrore të ligatinave”, organizuar nga Fondacioni Grek Med-INA në bashkëpunim me MedWet (Iniciativa për Ligatinat Mesdhetare) dhe SPP (Shoqata për Parkun e Prespës). Në këtë takim ai dha kontributin e tij në diskutime dhe paraqiti një studim që lidhet me Parkun Kombëtar të Butrintit.