Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Partneriteti Strategjik për Ekosistemet e mëdha të Detit Mesdhe

Në kuadër të Partneritetit Strategjik për Ekosistemet e mëdha të Detit Mesdhe dhe në lidhje me komponentin rajonal për zhvillimin e planeve të Integruar për Menaxhimin e Burimeve Ujore (IWRM) për deltën e lumit Buna mbi bazën e udhëzimeve të Direktivës Kuadër të Ujit (WFD-Aneksi VII), Partneriteti Global i ujit të Mesdheut (GWP-MED), Programi i Veprimtarive Prioritare (PAP/RAC) të Programit të Veprimit Mesdhetar të UNEP (UNEP/MAP) dhe Programi Ndërkombëtar Hidrologjik i UNESCO-s (UNESCO-IHP), në bashkëpunim me organizatën INCA si koordinator lokal, organizuan një takim me të gjithë ekspertët e fushës.

Takimi u mbajt në ambjentet e INCA-s më 31 Janar. Në takim u diskutua mbi një sërë çështjesh si dhe në mënyrë të veçantë mbi identifikimin dhe grumbullimin e të dhënave, përcaktimin e presioneve dhe masat që duhet ndërmarrë. Fushat e ekspertizës janë hidrologjia, hidro-gjeologjia, cilësia e ujit, biodiversiteti, analiza të ndryshme, kuadri ligjor, aspektet socio-ekonomike, GIS dhe planifikimit hapësinor. Më 1-2 Shkurt një grup prej 4 ekspertësh të udhëhequr nga Presidenti i INCA-s, morën pjesë në takimin me të njëjtën temë që u mbajt në Podgoricë me ekspertët malazezë. Projekti synon të përgatisë për herë të parë një plan të integruar të këtij pellgu lumor dhe mjedisi detar. Projekti është në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse qeveritare dhe autoritetet lokale.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: