Mbështetja e propozimit për shpalljen e zonës së Liqenit të Shkodrës “Rezervë e Biosferës Ndërkufitare"
Ne kuader te komponentit IPA –II- Bashkëpunimi ndërkufitar, Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) dhe Shoqata Green Home ne Malin e Zi, ne partneritet me Forumin Nderkufitar te Liqenit te Shkodres jane shpallur fitues ne garen e projekteve IPA nderkufitar Shqiperi-Mali i Zi (2007-2013), i finacuar nga Bashkimi Europian. Titulli i projektit eshte “Te mbeshtesim propozimin e Rezerves se Biosferes Nderkufitare te zones se Liqenit te Shkodres, nepermjet metodave te pjesemarrjes”.
Objektivi i pergjithshem i projektit eshte te kontribuoje ne mbrojtjen e biodiversitetit te zones, nepermjet inkurajimit te aktiviteteve te perbashketa nderkufitare te zhvillimit ne kontekstin e mbrojtjes se mjedisit.
Projekti do te bazohet mbi metodologjine e UNESCO (Man and Biosphere) “Njeriu dhe BIosfera“ i cili pershat mbrojtjen e ekosistemeve ne perputhje me zhvillimin social kulturor te zones. Ne kuader te ketij projekti do te ngrihen kapacitet e Shqerise Civile dhe pushtetit vendor mbi rezervation e biospheres, teknikat e advokimit per mbrojtjene e Liqenit te Shkodres, standartet e EU per Biodiversitetin si dhe perqasja me programin Njeriu dhe Biosfera.
Per zbatimin e projektit do te ngrihet Grupi i Punes i perfaqesuar nga NGO lokale ne rrethin e Shkodres, te cilet do te jene edhe aktoret kryesore te projektit. Ky grup pune do te ndjeke nga afer dhe do te jape kontributin e tij teknik per cdo faze te projektit, si edhe do te vazhdoje punen qe do te nise projekti edhe ne perfundim te tij.
Ne kuader te projekti do te pergatitet nje manual trajnimi i cili do te kete disa module, dhe do tu vihet ne dispozicion te gjitha NGO-ve mjedisore dhe pushtetit vendor ne Shkoder. Ne perfundim te tij projekti do te sjelle edhe nje studim mbi “Rezervatin e Biosferes ne zonen e Liqenit te Shkodres.”
Takimi i sotem ka per qellim prezantimin e objektivave dhe rezeltutateve te pritshme te projektit si dhe informimin dhe bashkepunimin gjitheperfshires me NGO-te mjedisore dhe aktore te tjere vendore ne qytetin e Shkodres.
Instrumenti për Asistencën e Para-aderimit(IPA) ka per qellim te ndihmojë Shqipërinë në përballimin e sfidave të integrimit europian, në zbatimin e reformave të nevojshme për përmbushjen e kërkesave të BE-së dhe në progresin e Proçesit të Stabilizim-Asocimit dhe në hedhjen e themeleve për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit për anëtarësimin në BE.
Instrumenti IPA në përgjithësi konsiston në pesë komponentë: (IPA-I) Asistenca Tranzitore dhe Forcimi i Institucioneve; (IPA-II) Bashkëpunimi ndërkufitar që gjen zbatim në rajonet kufitare midis përfituesve nga shtetet anëtare, shtetet kandidate dhe shtetet në statusin e para-aderimit; (IPA III, IV dhe V) Burimet Njerëzore Rajonale dhe Zhvillimi Rural që janë të planifikuara për Shtetet Kandidate. Shtetet kandidatë potencialë si Shqipëria, do të përfitojnë asistencë nëpërmjet komponentëve I dhe II të IPA-s.
Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA), eshte nje organizate jo qeveritare e cila ka si qellim kryesor te jape ndihmesen e saj ne fushen e formimit professional nepermjet trainimeve dhe proçesit te pjesmarrjes, ne ruajtjen e mjedisit, ne mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e flores dhe te faunes, vleresimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave te mbrojtura, rritjen e ndergjegjesimit te publikut dhe vendim maresve politik, dhe te ndermare masa mbrojtese kur eshte e mundur dhe e nevojshme per mbrojtjen e llojeve dhe habitateve te tyre kritike. Detyra e Instititutit eshte gjithashtu te integroje ruajtjen e natyres dhe biodiversitetit me te gjithe çeshtjet e tjera ose fusha te shkences qe kane nje ndikim ne burimet natyrore ne vend. Instituti do te jete pjese e proçesit te permiresimit te legjislacionit dhe te problematikave te tjera te lidhura me ngritjen e kapaciteteve te institucioneve mjedisore Shqipetare, si dhe integrimin Europian.