Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

INCA organizon aktivitete sensibilizuese me rastin e 22 Shtatorit, Ditës pa Makina

Nisma europiane “Në qytet pa makinën time” ka startuar për herë të parë në Francë në 1998. U deshën rreth katër vjet që kjo nismë të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Në vitit 2002 ishin 476 qytete, të cilat u përfshinë për herë të parë në inisiativën Java Europiane e Qarkullimit, ndërsa sot numëri i qyteteve të përfshira është 2082 qytete. Gjithashtu, kjo inisiativë i ka kaluar kufinjtë e kontinentit europian, pjesëmarrës janë bërë dhe vende të zhvilluara si Kanadaja, Tajvani, Japonia etj.

Në kuadër të kësaj iniciative dhe në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), organizoi në ambientet e Parkut Rinia aktivitete argëtuese-ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare nën logon “22 shtator – lëre makinën dhe merr biçikletën” me qëllimin përdorimin sa më pak të automjeteve, përdorim sa më shumë të transportit publik, biçikletave dhe promovim të ecjes në këmbë për të ndihmuar në përmiresimin e cilësisë së ajrit dhe të jetuarit në mënyre sa më të shëndetshme. Aktivitetet e organizuara synonin të informonin dhe ndërgjegjësonin publikun e gjërë për pasojat negative që shkakton përdorimi pa kriter i automjeteve në mjedis. 

Fëmijët e shkollave 9-vjeçare Fan Noli, Emin Duraku, Shkolla e Kuqe, dhe Konferenca e Pezës që morën pjesë në aktivitetet e organizuara ma rastin e Ditës pa Makina, hodhën thirrje të ndryshme sensibilizuese. Me anë të vizatimeve të tyre, punëdore, këngë dhe poezi, ata u munduan të sensibilizojnë sipas mënyrës orgjinale të të konceptuarit të kësaj dite nga vetë ata.

Të pranishëm gjatë aktiviteteve ishin edhe Ministri i Mjedisit, z. Fatmir Mediu, Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë z. Van Den Dool, Zv/Përfaqësuesi i UNICEF në Tiranë z. Robert Carr, përfaqësues të shoqërisë civile etj.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: