Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Dita Verës - Parku Kombëtar Prespë

Dita Verës - Parku Kombëtar Prespë

Ditën e premte, në datë 20 Dhjetor 2013, në zonën e Parkut Kombëtar Prespë, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe organizata lokale Green & Cleen Korçë, në bashkëpunim me Komunën Pustec dhe administratatën e Parkut Kombëtar Prespë, në kuadër të programit të projektit SENiOR-A, i zbatuar nga REC-Albania dhe financuar nga Qeveria Suedeze, organizuan “Ditën e Verës”.

Aktiviteti kishte si qëllim promovimin e vlerave natyrore të zonës të cilat ndërthuren me ato kulturore e njerëzore si dhe vendosjen e theksit mbi traditat e larmishme që mbart zona dhe komuniteti i Parkut Kombëtar Prespë, ruajtjen e qëndrueshme të këtyre vlerave kulturore dhe natyrore dhe promovimin e tyre në vazhdim.

Kjo festë tashmë është shndërruar në një ritual tradicional në zonë dhe zhvillohet në fund të vitit, kur vera merret nga fuçitë dhe përgatitet për përdorim gjatë dimrit dhe vitit të ardhshëm. Kjo festë ka zgjuar interesin dhe pjesëmarrjen e komunitetit të zonës dhe rajoneve përreth gjithmonë e më tepër vitet e fundit.

Vendin kryesor në aktivitetet e organizuara e zuri konkursi për verën më të mirë nga prodhuesit e zonës. Ata përpara konkusit sollën prodhimet e tyre të cilat u hodh në shishe me etiketa dhe numra, ku secili numër i përkiste një emri të prodhuesit që merrte pjesë në konkurs. Ky numër ishte përcaktuar në mënyre anonime nga përsona jashtë jurisë. Njëkohësisht përpara fillimit të këtij aktiviteti u përcaktua dhe juria prej 5 vetash (me antarë nga shoqëria civile, pushtetit vendor, përfaqësues të komunitetit dhe administratës së parkut). 

Pjesë e aktiviteteve ishte edhe takimi i katërt i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës. Në të morën pjesë përfaqësuesit e gjashtë organizatave përbërëse të rrjetit: INCA-Tiranë, Green&Clean-Korçë; Mbrojtja e Mjedisit-Kukës; Miqësia-Ulëz; Adriatiku-Vlorë; Iliria-Tiranë; Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës-Shkodër. Në takim u diskutua ecuria e deritanishme e rrjetit dhe raportimi i punës nga secila organizatë anëtare e rrjetit si dhe nga INCA si organizata lider e tij. Me rëndësi të veçantë në takimi ishte hartimii programeve për vitin 2014.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: