Dita Ndërkombëtare e Tokës 2012
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës 2012, Qëndra EDEN, me mbështetjen e Ambasadës SHBA-së në Tiranë, Ambasadës Austriake në Tiranë, Bashkisë Tiranë dhe MMPAU-së, organizoi aktivitetin “Të mobilizojmë Tokën – Reagim qytetar nëpërmjet artit!” Në këtë aktivitet mori pjese edhe INCA e cila ishte pjesëtare e Panairit Ekologjik te organizuar në këtë kuadër.
Në panelin e INCA-s u ekspozuan dhe u shpërndane për të gjithë vizitorët e interesuar fleteplosje, broshura dhe libra me fokus evidentimin e vlerave natyrore dhe mjedisore të parqeve kombëtare dhe zonave të mbrojtura në Shqiperi si dhe edukimin mjedisor tek femijet. Paneli i INCA-s u vizitua nga afër edhe nga Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Z. Alexander ARVIZU si dhe nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Lulëzim BASHA të cilet shfaqën interes mbi punën dhe botimet e realizuara nga INCA në kuadër të projekteve dhe inciativave vullnetare të saj. Po në kete kuadër stafi i INCA ofroi dhe inkurajoi gjithë fëmijet e pranishëm në këtë aktivitet, të pikturonin mjedisin dhe elementët e tij ashtu sikurse ata e konceptonin në ditën e kësaj feste mejdisore. Në fund u organizua nje konkurs për pikturen më të bukur të ambiantalistit të vogël të cilit iu dha edhe një çmim simbolik.