Bjeshkët e Namuna
Në kuadër të projektit "Mbështetja e komuniteteve rurale dhe peisazheve tradicionale nëpërmjet qeverisjes për forcimin mjedisor në zonat kufitare të zonave të mbrojtura të Harkut Dinarik", INCA u kontraktua nga SNV për të organizuar 4 seminare trajnimi në kuadër të programit për ngritjen e vetëdijes dhe për të krijuar një kuptim më të mirë të çështjeve të mjedisit dhe biodiversitetit nga ana e komunitetit të zonës Bjeshkët e Namuna.
Katër grupet e kontaktit të identifikuar janë pyjet, sektori privat, gratë dhe mësuesit të cilët morrën pjesë në trajnime dhe ku u shpërndanë materiale informuese. Trajnimet u zhvilluan në Bajzë, Malësia e Madhe më 9 mars, dhe në Bajram Curri, Tropojë, më 26-27 Mars. Në trajnime morën pjesë 75 persona dhe pjesëmarrja e tyre aktive lehtësoi shumë zhvillimin e aktiviteteve dhe trainimeve. Aktivitetet u bazuan në strukturën ekzistuese të Grupit Lokal të Veprimit (GLV), si dhe në përvojën e INCA-s në fushatat sensibilizuese, por veçanërisht në studimin për vlerësimin e biodiversitetit bërë në kuadër të projektit dhe prodhimin e të dhënave bazë, hartave të zonës dhe vlerave natyrore.