Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Bisedë në studio

Në kuadër të projektit “Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës ndërkufitare të zonës së Liqenit të Shkodrës, nëpërmjet metodave të pjesëmarrjes”, pjesë e programit IPA ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi 2007-2013 i financuar nga Bashkimi Evropian, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), organizoi një bisedë në studio në TV1-Channel në Shkodër në pragramin Hapur të gazetarit Siomon Shkreli. 

Gjatë emisionit u shpreh se ky projekt synon që Liqeni i Shkodrës dhe zhvillimi ekonomik i zonës të ecin me të njëjtin hap. Shpallja e liqenit të Shkodrës Rezervë Biosfere Ndërkufitare është rasti i vetëm në këtë pjesë të evropës që një pjesë e territorit të përbashkët të shpallet zonë e mbrojtur zhvillimore. Me këtë synohet që tashmë Liqeni i Shkodrës të bëhet pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm duke ruajtur cilësitë e veta por edhe duke shërbyer në zhvillimin ekonomik. Projekti synon që të ndërtojë një raport të ri ndërmjet njeriut dhe biosferës me qëllim përfitimin e dy anshëm. 

Në emision morën pjesë Z. Zamiri Dedej drejtues i projektit, Z. Genti Kromidha koordinator i projektit, Z. Pëllumb Abeshi Drejtor i Përgjithshëm i Politikave në MMPAU dhe Z. Mahir Hoti drejtues i Forumit Nderkufitar të Liqenit të Shkodrës 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: