Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Biodiversiteti Detar në Shqipëri

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën me temë “Biodiversiteti Detar në Shqipëri”, ku do të paraqiten arritjet e deritanishme dhe do të diskutohen problemet për vlerësimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit detar e bregdetar si dhe çfarë mund të bëjmë në të ardhmen për këtë pasuri të madhe natyrore. Konferenca do të organizohet ditën e premte, më datë 21 Maj 2010, duke filluar nga ora 10:00, në mjediset e Hotel Sheraton në Tiranë.

Viti 2010 është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Viti Ndërkombëtar i Biodiversitetit, një mundësi më shumë për të gjetur zgjidhje për ruajtjen e mjedisit natyror nga i cili varet gjithë njerëzimi. “Jeta jonë varet nga larmia biologjike; speciet dhe ekosistemet po zhduken në shpejtësi të madhe, dhe njerëzit janë shkaku kryesor” – ky është mesazhi që vjen nga Z. Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. “Biodiversiteti është baza e jetës në tokë. Nevojiten veprime praktike dhe politika mbështetëse për ruajtjen e llojeve, menaxhimin dhe rehabilitimin e ekosistemeve, përfshirë zonat e mbrojtura e më gjerë, si dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore” thotë Naville Ash, Drejtor i Programit për Menaxhimin e Ekosistemeve te IUCN-së. 

Vitet e fundit në Shqipëri është punuar mjaft për studimin dhe mbrojtjen e mjedisit detar. Gjithë aktivitetet e kryera kulmojnë me shpalljen e zonës së parë të mbrojtur detare, Parku Kombëtar Detar “Sazan Karaburun”. Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), anëtar i IUCN-së, ka dhënë kontributin e tij në të këtë drejtim përfshirë kartografimin e livadheve të Posedonia oceanica, trajnimin e personelit të zonave të mbrojtura mbi menaxhimin e zonave të mbrojtura detare, studime të vlerave të biodiversitetit detar etj.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: