Arku Dinarik i qëndrueshëm, Iniciativa-Dashi Hydropower
Në kuadër të projektit rajonal "Arku Dinarik i qëndrueshëm, Iniciativa-Dashi Hydropower", Instituti i Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri në partneritet me tre OJQ të tjera shqiptare (Eko-Lëvizja, EDEN, PPNEA) po zbaton një projekt të vogël me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për efektet e pakthyeshme të projekteve të shumta në ndërtimin e hidrocentraleve.
Ky objektiv i përgjithshëm do të arrihet përmes organizimit të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes, më konkretisht duke organizuar takime me komunitetet lokale përgjatë lumit Osum, të një workshop me palët e interesuara në Tiranë dhe tre prezantimet me gazetarët dhe studentët e fushave mjedisore. Në këtë periudhë (qershor-korrik 2012), grupi i punës është duke përgatitur një paketë informative, postera, fletëpalosje, Facebook, Twitter etj në lidhje me efektet e pakthyeshme që ka ndërtimi i hidrocentraleve në jetesën e njerëzve dhe në mjedis.