Djele, 31 Maj 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

Open Letter by the undersigned IUCN Members to the IUCN Council

20 Tetor 2019

Open Letter by the undersigned IUCN Members to the IUCN CouncilAAO, AEnv, AGEREF/CL, ARCAS, BEES-ONG, BUND Naturschutz in Bayern, CEIDA,...

Projekti S.W.A.N

12 Qershor 2019

Projekti S.W.A.N (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Ballkanin), bashkëfinancohet nga Programi Ndërkombetar i Bashkëpunimit Interreg V...

ipa

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Rreth Nesh

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCAështë një organizatë jo qeveritare dhe jo fitim prurëse, e themeluar në Qershor të vitit 2000 dhe e regjistruar si e tillë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2004, me vendimin Nr. 1087.
 
Kodi fiskal i këtij instiucioni është K52409010O.
 
INCA ka zyrën e saj qendrore në Tiranë, por vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe më gjerë nëpërmjet partnerëve në nivel kombëtar dhe në rajon. 
 

Zyra qëndrore e organizatës ndodhet në Tiranë në adresën: Rr. Islam Alla, Pall. IVEA, Kati I. Zyra është e pajisur me rreth 10 poste pune, një sallë mbledhjesh me kapacitet 30 vende dhe ka të gjitha pajisjet e nevojshme, si kompjutera, skaner, fotokopje etj. Organizata drejtohet nga Presidenti, i cili përfaqëson edhe personin juridik, i zgjedhur nga Këshilli Administrativ, i përbërë nga 5 persona. Këshilli është përzgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme, e cila merr edhe vendimet kryesore për organizatën. Këshilli gjithashtu zgjedh edhe Drejtorin Ekzekutiv, i cili është përgjëgjës për zbatimin e çështjeve teknike. Kryetari i Këshillit është gjithashtu edhe President i organizatës.

 

Për të arritur objektivat e saj organizata ka vendosur një strukture teknike të brëndëshme:

  • Ruajtja e natyrës & biodiversiteti;
  • Zonat e mbrojtura & Database-i;
  • Ekosistemet e ujërave të embla;
  • Zona detare e bregdetare;
  • Menaxhimi i projekteve;
  • Komunikimi dhe faqia e internetit;
  • Zyra e financës dhe ekonomike;
  • Administrimi dhe dokumentimi.

 

Struktura e fundit mbulon kryesisht pjesën e logjistikës dhe mbështetjes, grumbullimin e të dhënave dhe dokumentacionin. Aktualisht INCA ka një staf prej 9 vetash që punojnë në zyrë, por nga ana tjetër organizata ka një grup ekspertësh të jashtëm nga fusha të ndryshme që punojnë përgjithësisht në universitete dhe institucione kërkimore. Në nivel kombëtar INCA ka një listë ekspertësh dhe persona kontakti që mbështesin dhe lehtësojnë punën e saj nëpër rrethe (rreth 30 individë). 

 

Nga Dhjetori 2009 INCA është anëtare e IUCN (Qëndres Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës) dhe shërben si zyrë përfaqësimi për organizatën e WWF (Fondi Botëror për Jetën e Egër) në Shqipëri ku ka realizuar dhe vazhdon punon për disa projekte së bashku. Që prej dhjetorit 2008 INCA është gjithashtu anëtare e Partneritetit Botëror të Ujit (GWP).

 

Gjithashtu që nga viti 2013 INCA është themeluese dhe drejton Rrjetin e Shoqatave për Mbrojtjen e Natyrës (Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës) i cili përfshin, për momentin, 8 organizata që zhvillojne aktivitetin në të gjithë vendin.

 

Rrjeti lokal i INCA 

More in this category: Misioni dhe Objektivat »

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2020 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook