Shtune, 24 Qershor 2017
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

GEO-CRADLE Workshop

29 Qershor 2016

- The GEO-CRADLE consortium is organizing a regional workshop on "Accelerating EO-powered businesses and market take-up". See more at http://bit.ly/NoviGeo...

IUCN World Conservation Congress / Hawai'i 2016

05 Maj 2016

Planet at the crossroads 1 - 10 september 2016, Hawai'i Make the most of IUCN World Conservation Congress 2016 - start planning today! http://iucn-email.org/2GI3-QZYN-E548BEWE7B/cr.aspx (http://iucn-email.org/2GI3-QZYN-E548BEWE7B/cr.aspx)

Balkan Rivers Tour

07 Prill 2016

Balkan Rivers Tour - Osumi River (Albania), May10-12 The Osumi river canyon is supposed to have been formed 2-3 million years ago...

The Bay of Porto Palermo in Albania

30 Korrik 2015

RAC / SPA is producing a documentary film to better highlight the challenges regarding the issues of the protection of...

ipa

N2000 weblogo

dinarides_parks

N2000 weblogo

poseidonia weblogo

UNICEF weblogo1

N2000 weblogo

ACHIEVE-web-logo.jpg

GEO-cradle-logo-web.png

co_seed

senior

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Rreth Nesh

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCAështë një organizatë jo qeveritare dhe jo fitim prurëse, e themeluar në Qershor të vitit 2000 dhe e regjistruar si e tillë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2004, me vendimin Nr. 1087. Kodi fiskal i këtij instiucioni është K52409010O. INCA ka zyrën e saj qendrore në Tiranë, por vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe më gjerë nëpërmjet partnerëve në nivel kombëtar dhe në rajon. 
 

Zyra qëndrore e organizatës ndodhet në Tiranë në adresën: Rr. Islam Alla, Pall. IVEA, Kati I. Zyra është e pajisur me rreth 10 poste pune, një sallë mbledhjesh me kapacitet 30 vende dhe ka të gjitha pajisjet e nevojshme, si kompjutera, skaner, fotokopje etj. Organizata drejtohet nga Presidenti, i cili përfaqëson edhe personin juridik, i zgjedhur nga Këshilli Administrativ, i përbërë nga 5 persona. Këshilli është përzgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme, e cila merr edhe vendimet kryesore për organizatën. Këshilli gjithashtu zgjedh edhe Drejtorin Ekzekutiv, i cili është përgjëgjës për zbatimin e çështjeve teknike. Kryetari i Këshillit është gjithashtu edhe President i organizatës.

 

Për të arritur objektivat e saj organizata ka vendosur një strukture teknike të brëndëshme:

  • Ruajtja e natyrës & biodiversiteti;
  • Zonat e mbrojtura & Database-i;
  • Ekosistemet e ujërave të embla;
  • Zona detare e bregdetare;
  • Menaxhimi i projekteve;
  • Komunikimi dhe faqia e internetit;
  • Zyra e financës dhe ekonomike;
  • Administrimi dhe dokumentimi.

Struktura e fundit mbulon kryesisht pjesën e logjistikës dhe mbështetjes, grumbullimin e të dhënave dhe dokumentacionin. Aktualisht INCA ka një staf prej 9 vetash që punojnë në zyrë, por nga ana tjetër organizata ka një grup ekspertësh të jashtëm nga fusha të ndryshme që punojnë përgjithësisht në universitete dhe institucione kërkimore. Në nivel kombëtar INCA ka një listë ekspertësh dhe persona kontakti që mbështesin dhe lehtësojnë punën e saj nëpër rrethe (rreth 30 individë).

 

Nga Dhjetori 2009 INCA është anëtare e IUCN (Qëndres Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës) dhe shërben si zyrë përfaqësimi për organizatën e WWF (Fondi Botëror për Jetën e Egër) në Shqipëri ku ka realizuar dhe vazhdon punon për disa projekte së bashku. Që prej dhjetorit 2008 INCA është gjithashtu anëtare e Partneritetit Botëror të Ujit (GWP). Në tre vitet e fundit INCA drejton rrjetin e shoqatave për Mbrojtjen e Natyrës që përfshin për momentin 8 organizata që zhvillojne aktivitetin në të gjithë vendin.

 

Rrjeti lokal i INCA

More in this category: Misioni dhe Objektivat »

Kalendari i Aktiviteteve

« June 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook