Enjte, 01 Tetor 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Tiranë 22 Dhjetor 2017 - Në kuadër të projektit CO-SEED – “Shoqëria Civile vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm”, Instituti për Ruajtjen e Natyrës (INCA), organizoi tryezën e rrumbullakët me përfaqësuesit e AKM, ekspertëve të studimeve të VNM/VSM (Vlerësimi i ndikimit në Mjedis/Vlerësimi Strategjik i Ndikimit në Mjedis) dhe organizatave të shoqërisë civile, me temë “Procedurat e VNM/VSM – analiza, rekomandimet dhe shembujt më të mirë të zbatimit të tyre”.

Në këtë tryezë mori pjesë dhe Drejtori i AKM, Edison Konomi, i cili theksoi se brenda 6 mujorit të parë vitit 2018 do të rishikohen të gjithë procedurat e dhënies së lejeve për studiot e licensuara në përgatitjen e VNM, Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis. “Ka një rregull: Kushton më pak ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë dhe unë mendoj se një pjesë e mjedisit është e sëmurë. Atëherë të gjithë së bashku të punojmë që ta shpëtojmë pjesën e shëndetshme dhe ta rikuperojmë pjesën e sëmurë”, tha Konomi.

Në këtë takim drejtori i AKM-së Edison Konomi, siguroi bashkëpunimin mes shoqërisë civile me institucionet përgjegjëse për një proces sa më transparent. Shprehja nga ana tij e gatishmërisë për bashkëpunim të vazhdueshëm në lidhje me përmirësimin e procesit është një fillim i mbarë i komunikimit midis aktorëve të rëndësishëm të këtij procesi.

“Qasja e AKM në miratimin e VNM-ve dhe procedurave të ndikimit në mjedis, është me rëndësi dhe tashmë po punohet për rishikimin e gjithë kuadrit ligjor. Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, por dhe nga kërkesat e shoqatave të mjedisit, këto ndërhyrje shihen të nevojshme. Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 do të rishikohen procedurat e licensimit të studiove që përgatisin VNM”, tha Konomi.

Ky diskutim me bashkëpunëtorët do të vazhdojë edhe në aktivitetet e mëtejshme të projektit dhe veçanërisht në ato advokuese dhe lobuese për të arritur një proces të rregullt të bërjes së këtyre studimeve duke u shoqëruar dhe me transparencë dhe pjesëmarrje të publikut dhe aktorëve në mënyrë aktive.

Projekti ka për qëllim të nxisë dhe të mundësojë një mjedis ligjor dhe financiar për shoqërinë civile dhe media pluraliste, si dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe medias për të qenë aktor të pavarur efikas dhe të përgjegjshëm, dhe për të rritur kapacitetin e tyre për të pasur dialog me qeveritë që ndikojnë proceset e politikave dhe ato vendimmarrëse dhe për t’i bërë ato të përgjegjshme për performancën e tyre ndaj qytetarëve dhe shoqërisë në shkallë të gjerë.  

Projekti ka përgatitur gjatë zbatimit të tij raportin e analizës së thelluar të kuadrit ligjor dhe institucional për zbatimin e procedurave të vlerësimit të ndikimit në mjedis të projekteve që ndikojnë në mjedis si dhe të procedurave të vlerësimit strategjik mjedisor të strategjive, programeve dhe planeve të veprimit kombëtare duke evidentuar mangësitë dhe dhënë rekomandimet përkatëse të përmirësimit të këtij kuadri ligjor. Gjithashtu projekti ka përzgjedhur dhe disa shembuj të zbatimit të procedurave të transparencës, informimit të publikut si dhe VNM/VSM në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim me synimin e prezantimit të këtyre shembujve si praktika të mira që janë për t’u marrë në konsideratë gjatë procesit të advokimit apo lobimit të përmirësimit të kuadrit ligjor dhe zbatueshmërinë e tij.

Duke u nisur nga rëndësia e këtyre problemeve, INCA si partnere e këtij projekti, organizoi këtë tryezë të rrumbullakët për të diskutuar mbi gjetjet nga analiza e kuadrit ligjor dhe institucional të të gjithë procesit të përgatitjes dhe diskutimit të studimeve të VNM dhe VSM në mënyrë që të bashkëpunohet për ta përmirësuar këtë proces duke nxitur advokimin në nivelet e duhura e për ta finalizuar këtë proces dhe me lobim për ndryshimet ligjore që ndikojnë në bërjen e këtij procesi sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.

Pjesëmarrësit dhanë gjatë këtij eventi mendimet e tyre për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe atë institucional në rritje të pjesëmarrjes të sa më shumë aktorëve, si dhe të rritjes së transparcës dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje.

Projekti CO-SEED: po zbatohet në vendet: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal I Zi, Serbi dhe Turqi. Partneri kryesor që drejton zbatimin e projektit (Koordinator) është ËËF Turqi. Partnerët e projektit janë: INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri) Shqipëri, Udruga Dinarica, Bosnja dhe Hercegovina, ËËF Adria, Kroaci, Zeleni Dom – Green Home, Mal i Zi  dhe Shoqata e Studimeve Shoqërore dhe Mbrojtjes së Shpendëve të Serbisë.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit të lehtësimit të Shoqërisë Civile dhe mediave të Bashkimit Evropian 2014-2015 – Mbështetje për rrjetet rajonale tematike të Organizatave të Shoqërisë Civile.

Published in Aktivitetet

Tiranë – 14 Dhjetor 2017 – Në ambientet e INCA u zhvillua takimi i tretë koordinues i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi i planit të punës, mbarëvajtja e aktiviteteve përgjatë periudhës që lamë pas, si dhe diskutimi i aktiviteteve të Rrjetit në të ardhmen.

Adresimi i problematikave me cilat përballen Zonat e Mbrojtura si dhe promovimi i vlerave të këtyre zonave përmes zërit të shoqërisë civile dhe komunitetit lokal, është fokusi kryesor i këtij projekti. Ai ka si objektiv të përgjithshem të kontribojë në menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura nëpërmjet forcimit të rolit aktiv dhe pjesëmarrës të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile.

 

Në takim u diskutuan çështje si ecuria e projektit dhe masat për mbylljen e tij, skema e raportit përfundimtar, skema e paraqitjes në hartë e impakteve negative të indentifikuara për Zonat e Mbrojtura të marra në studim. Mbi këtë çështje u bë edhe një prazantim nga eksperti i GIS.

 

Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit "Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura", pjesë e programit SENiOR-II Albania (Senior Albania), zbatuar nga REC Shqipëri, financuar nga qeveria suedeze (Embassy of Sweden in Tirana).

Published in Aktivitetet

Tirane 12-13 Dhjetor 2017 - Në kuadër dhe me mbështetjen e projektit "Shërbimet e Ekosistemit Ndërkufitar" të GIZ, INCA organizoi Takimin Bashkëpunues "Menaxhimi Ndërkufitar i Ekosistemeve në Sharr/ŠarPlanina-Korab-Kortinik"

Qëllimi i takimit ishte të bashkojë grupet e interesit nga tre vendet me qëllim prezantimin dhe vlerësimin e situatës aktuale të bashkëpunimit ndërkufitar në zonën trepalëshe, identifikimin e problemeve ekzistuese si dhe për të ndarë idetë dhe praktikat më të mira për përmirësimin e situatës si dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve në të ardhmen.

Gjithashtu takimi u fokusua në diskutime për krijimin e një mekanizmi ndërkufitar bashkëpunimi i cili do të hapë rrugën në të ardhmen për krijimin e një strukture të përbashkët menaxhimi për zonën trepalëshe siç është rënë dakort në Vizionin e Përbashkët për Zonën e Mbrojtur Ndërkufitare të Sharrit Korab-Kortinik nënshkruar në 2013 dhe konfirmuar nga Deklarata e përbashkët e tre ministrave të Mjedisit të tre vendeve (Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë) në Mars 2017.

Published in Aktivitetet
Parku Kombetar Divjake-Karavasta - 5 Dhjetor 2017 - Në kuadër të 5 Dhjetorit, Dites Botërore të Tokës (bujqesore), si dhe Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit,  INCA organizoi disa aktivitete me Gratë e Parkut Kombëtar “Divjake-Karavasta”. 
Me financim të INCA u mbollen rreth 100 fidane pishe e butë si dhe u solidarizua me nismen "Të pastrojmë Shqipërinë që duam" duke pastruar ambientet e parkut. Në fund, në kuadër të promovimit të vlerave natyrore të Parkut, u organizua edhe vezhgimi i zogjve të parkut si pelikani, flamingo, rosa të egra, karabullak etj si dhe bukuritë qe ofron peisazhi i Parkut.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit SENiOR II Albania, zbatuar nga REC Shqipëri, financuar nga Qeveria suedeze (Embassy of Sweden in Tirana)
Published in Aktivitetet

Tiranë 30 Nëntor 2017 – Nëkuadër të projektit “Konservimi dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës” (CSBL). i financuar nga GIZ, INCA organizoi në Tiranë Takimin Bashkëpunues “Procesi Kombëtar i Monitorimit të Biodiversitetit dhe Roli i Komunitetit Akademik/Shkencor”.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i gjithë procesit të nisur për ngritjen e Sistemit të Monitorimit të Biodiversitetit nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e njohur si AKZM–SiMF dhe BIONNA.Takimi pati si objektiv propozimin e mënyrave për përfshirjen e komunitetit akademik shkencor në përdorimin e këtij sistemi, si një mjet standard për grumbullimin e të dhënave në monitorimin e biodiversitetit, për të unifikuar mënyrën e grumbullimit dhe përpunimit të këtyre të dhënave në një bazë të përbashkët me atë të AKZM dhe MTM.

Takimi synoi promovimin e rezultateve kryesore të sistemeve të monitorimit, duke ofruar gjetjen dhe propozimin e mënyrave për përfshirjen e kontributit të komunitetit akademik shkencor në këtë proces, si një domosdoshmëri dhe pjesë e rëndësishme e aktorëve të kuadrit kombëtar institucional. Aishërbeu si një kuvend diskutimesh dhe debatesh me fokus institucionalizimin e rolit dhe kontributit të komunitetit shkencor përmes përdorimit të metodologjisë dhe formateve standarde, të cilat duhet të përcaktohen nga ana e MTM si detyrime ligjore për realizimin e SiMF, BIONNA apo mjeteve të tjera të standardizuara të monitorimit të biodiversitetit. 

Published in Aktivitetet

Nëntor 2017 – Prespë, Pogradec, Shkodër - Në kuadër të Projektit CSBL (Projekti i Tre Liqeneve) i financuar nga GIZ, një grup ekspertesh janë duke punuar për krijimin e një platforme monitorimi për disa specie të përzgjedhura të faunës së egër për tre liqenet, Prespë, Ohri, dhe Shkodra. Në këtë kuadër INCA u angazhua dhe realizuoi një proces trajnimi mbi aplikimin e kësaj skeme monitorimi me stafet përkatëse pranë AdRZM-ve respektive.

Trajnimet u zhvilluan pëgjatë muajit Nëntor me rangers-at e Parkut Kombëtar të Prespës, ato të Peisazhit të Mbrojtur Ujor-Tokësor të Pagradecit si dhe me rangers-at e Rezervatit Natyror të Menaxhuar të Liqenit të Shkodrës.Trajnimi ishte dy ditor dhe i kombinuar mes informacionit teorik dhe aplikimit të tij në praktikë në terrenin e zonavetë mbrojtura. Programi i trajnimit asistoi stafet e AdRZM-ve për planifikimin dhe realizimin e procesit të monitorimit përmes ngritjes dhe funksionimit të patrullave monitoruese si dhe ndihmoi në regjistrimin e të dhënave sipas AKZM-SiMF. 

Published in Aktivitetet

Në funksion të iniciativës së Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri, mbi procesin e identifikimit  të  aktiviteteve me impakt negativ në 16 Zona të Mbrojtura në Shqipëri, Instituti për Ruajtjen e Natyrës organizoi bashkëbisedimet me grupet e interesit për “Problematikën e menaxhimit dhe identifikimin e impakteve negative në Parqet Kombëtare “Shebenik-Jabllanicë” dhe "Divjakë-Karavasta" si dhe anketimin individual (plotësimi i pyetësorit), së bashku me organizatat partnere të OJF-ve lokale dhe Administratat e Parqeve Kombëtare.

Në takime ishin të pranishëm grupet e interesit nga këto zona si bujq, fermerë, mësues, OJF lokale, peshkatarë etj. Në takime u diskutua mbi programet dhe punën e administratave të Zonave të Mbrojtura për  ruajtjen, menaxhimin dhe promovimin e vlerave të Parqeve si dhe pati një  bashkëbisedim të hapur me grupet e interesit të këtyre zonave.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi dhe advokimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura”, qe mbëshetetet nga  Programit  SENiOR-II dhe i zbatuar nga REC Albania.

Published in Aktivitetet

Tryezë të rrumbullakët me mediat - “Procedurat e VNM/VSM – analiza, rekomandimet dhe shembujt më të mirë të zbatimit të tyre”

 

Tiranë, 27.10.2017 - Çështjet mjedisore që shoqërojnë projekte të ndryshme që janë zhvilluar në të gjithë vendin janë një nga pjesët më të rëndësishme të procesit të zbatimit të projektit. Megjithëse është shumë e rëndësishme për t'u marrë parasysh gjatë zhvillimit të projektit dhe për të bërë një plan të mirë të zbutjes ose zvogëlimin ose shmangien e ndikimit negativ në mjedis, projektet kohë pas kohe nuk llogarisin saktë ndikimet e tyre dhe nuk përfshijnë masat për zbutjen / shmangien e ndikimeve të tyre. Ky proces është ballafaquar me reagimin e komunitetit për të protestuar ose kundërshtuar projektet dhe kërkesat e komunitetit për të marrë pjesë në konsultimet / diskutimet publike dhe më tej në procesin e vendimmarrjes për këto projekte. Por kjo kërkesë nuk respektohet siç duhet dhe situata e kundërt kur komuniteti është duke u bërë pjesë e konsultimit publik dhe procesit të vendimmarrjes, projekti ka marrë konsensus midis pjesëve dhe ka përfunduar në një rast të favorshëm për publikun dhe autoritetet dhe për më tepër për më shumë qëndrueshmëri dhe zhvillim ekonomik miqësor me mjedisin.

Ngritja e vetëdijes dhe njohurive të tyre për transparencën publike dhe pjesëmarrjen e publikut në konsultimet e projekteve të ndryshme dhe rolin e medias në këto aktivitete duke reklamuar takimet dhe mundësitë e diskutimit ndërmjet autoriteteve publike, investitorëve dhe komunitetit, ishte tema kryesore e sesionit të trajnimit që ekipi i projektit CO-SEED në Shqipëri ka organizuar për dhe me përfaqësuesit e medias. Ekipi i projektit CO-SEED në Shqipëri zhvilloi këtë trajnim për të krijuar një urë komunikimi dhe angazhuar mediat në procesin e informimit, diskutimit dhe vendimmarrjes së komunitetit në zhvillimin e projekteve të ndryshme që kanë ndikim në mjedis.

Trajnimi u përqendrua në rëndësinë e gazetarëve dhe medias - vizuale dhe të shkruara - në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për të marrë pjesë aktive në planifikimin dhe zhvillimin e projekteve dhe krijimin e një mendimi ku publiku mund të gjejë mënyrat e tij të informimit dhe komunikimit për t'u angazhuar gjatë proceseve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor. Në këtë trajnim morën pjesë dhjetë përfaqësues të medias dhe ndoqën trajnimin gjysmë ditor ku organizatorët shpjeguan se çfarë janë VNM dhe VSM, cilët janë autoritetet publike përgjegjëse për to dhe cilat janë detyrimet e kuadrit ligjor dhe institucional për të angazhuar publikun në këto procese. Koordinatorja e projektit shpjegoi në përgjithësi qëllimin e projektit dhe pasi eksperti ligjor bëri një prezantim të shkurtër mbi pikat e shtyllave kryesore të Konventës së Aarhusit (Qasja e Publikut në Informacion, Pjesëmarrja e Publikut dhe Qasja në Drejtësi) dhe se si media mund të bëjë lajme ose artikull për ta për të ndihmuar komunitetin për informimin, pjesëmarrjen dhe dhënien e mendimit të tyre në vendimmarrje.

Të gjithë gazetarët shprehën interesimin për temën dhe bënë një diskutim produktiv për angazhimin e medias për prezantimin e çështjeve të mjedisit në edicionet e tyre, gazetat apo mediat sociale. Ato dhanë propozime të frytshme se si të rritet interesi i gazetarit për të marrë pjesë në këto aktivitete dhe se si OSHC-të mund t'u japin atyre informacion, fakte dhe zhvillime gjatë proceseve të VNM dhe VSM.

Në fund të trajnimit, ekipi i projektit prezantoi manualin mbi praktikat më të mira globale për bashkëpunim të suksesshëm midis organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve publike dhe kompanive private në vendimmarrjen për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe vlerësimet strategjike mjedisore.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.co-seed.eu

Published in Aktivitetet

APF 2017 (Forumi i Politikave Bujqësore) mblodhi mbi 130 aktorë relevantë, të cilët ndanë mendime mbi politikat bujqësore dhe zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor dhe ofruan rekomandime për përmirësimin e situatës aktuale.

Forumi i Politikave Bujqësore (APF) 2017 u organizua nga Grupi Permanent i Punës për Zhvillim Rural në Evropën Juglindore në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi, në Podgoricë, më 11 dhe 12 Tetor. Ajo mblodhi mbi 130 përfaqësues të autoriteteve publike relevante, civile dhe sektorit privat, nga rajoni dhe jashtë. Zgjerimi i punësimit dhe mundësive për investime në zonat rurale si dhe përdorimi i drejte dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore do të ulë migrimin nga zonat rurale. Ballkani Perëndimor duhet të konsolidojë veprimet e nevojshme për të krijuar një zonë ekonomike rajonale në përputhje me acquis e BE-së për të eliminuar pengesat e aksesit në treg, uljen e kostos së tregtisë dhe për të tërhequr më shumë investime.  

Presidenti i INCA, Dr. Genti Kromidha, mori pjesë në APF 2017 dhe prezantoi raportin mbi Menaxhimin e Burimeve natyrore në vendet e Evropes Jug-lindore. Raporti bën një vlerësim të gjendjes së burimeve natyrore (pyjet, ujërat, toka) dhe menaxhimit të tyre në gjashtë vende të Evropës juglindore (Shqipëri, Bosnje-Hercegovine, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi), pasuar nga një analizë e ecurisë aktuale të përputhshmërisë me legjislacionin dhe strategjitë përkatëse Evropiane për burimet natyrore. Bazuar në këtë analizë, raporti përcakton një listë çështjesh dhe sfidash thelbësore të cilat kërkojnë ndërhyrje politike, përfshirë përmirësimin e përdorimit të burimeve natyrore dhe rritjen e konkurueshmërisë së bizneseve, sigurimin dhe promovimin e shërbimeve mjedisore, përqasje të qëndrueshme në menaxhimin e tokës, përmirësimin e kuadrit institucional dhe ngritjen e kapaciteteve. Raporti është përgatitur gjatë periudhës Gusht 2016-Qershor 2017 nga ekspertet e burimeve natyrore pranë Grupit Permanent të Punës për Zhvillimin Rural Evropen Juglindore, në kuadër të projektit “Zhvillimi rural nëpërmjet menaxhimit të integruar të pyjeve dhe ujërave në EJL (LEIWW), financuar nga GIZ.

Published in Aktivitetet

Tiranë – 10 Tetor 2017 - Në ambientet e INCA u zhvillua takimi i dytë koordinues i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi i planit të punës, mbarëvajtja e aktiviteteve përgjatë dy muajve që lamë pas, si dhe diskutimi i aktiviteteve të Rrjetit në të ardhmen.

Adresimi i problematikave me cilat përballen Zonat e Mbrojtura si dhe promovimi i vlerave të këtyre zonave përmes zërit të shoqërisë civile dhe komunitetit lokal, është fokusi kryesor i këtij projekti. Ai ka si objektiv të përgjithshem të kontribojë në menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura nëpërmjet forcimit të rolit aktiv dhe pjesëmarrës të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile.

Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit "Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura", pjesë e programit SENiOR-II Albania (Senior Albania), zbatuar nga REC Shqipëri, financuar nga qeveria suedeze (Embassy of Sweden in Tirana).

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« October 2020 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook