Enjte, 01 Tetor 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

 

Aktualitet nga LORENC SHEHU (Shqiptarja.com)

 

TIRANE - “Shoqëria civile në përgjithësi dhe Rrjeti i Mbrojtjes së Natyrës në veçanti mbështet aprovimin e projektligjit për ndalimin e gjuetisë në të gjithë vendin. Ky veprim ishte bërë më se i domosdoshëm për situatën e faunës së egër, veçanërisht asaj migratore, dhe për këtë ishin bërë të vetëdijshëm edhe vetë gjuetarët. Me një fjalë do të përmblidhej si situatë e jashtëzakonshme prandaj masat duhet të jenë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar për gazetën “Shqiptarja.com”, Genti Kromidha ekspert për biodiversitetin.

Sipas z. Kromidha, “Situata ka dy tregues kryesor, njëra lidhet me perceptimin dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë, ku nuk sheh më shpend të egër në zonat e përshtatshme për to, siç janë lagunat bregdetare. Nëse mund ti referohemi disa prej shifrave të monitorimit që kryhet nga institucionet shtetërore, që jo gjithmonë janë të sakta pasi mungojnë fondet për kryerjen e procesit të monitorimit, sot bëhet fjalë për rreth 40-50% , më pak shpendë të pranishëm në lagunat bregdetare dhe liqenet e mëdhenj të vendit”.

“Nga ana tjetër”- thotë eksperti Kromidha,-“ monitorimi i Qendrës Studimore për Florën e Faunën në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, tregon se numri individëve të thëllëzave të malit, në vitin 2010,  në 4 zona të vendit ku ka habitatin e saj natyror është 100 herë më i vogël; ndërkohë që thëllëza e fushës, një specie e hasur rëndom në vendin tonë deri në vitet ’90, tashmë konsiderohet gati e zhdukur.

E njëjta situatë shfaqet edhe me derrin e egër që është larguar për shkak të gjuetisë pa kriter, numrit tepër të reduktuar të dhisë së egër e kaprollit”. Efekti i gjuetisë ndjehet edhe tek fauna e egër që nuk është pjese e gjuetisë, ku rrëqebulli dhe ariu janë më të prekurit edhe pse pas shumë vitesh janë parë nëpërmjet fotografimit individët e parë të rrëqebullit në vendin tonë pas 10 vitesh.

Po të pyesësh gjuetarët profesionistë do të thonë që Shqipëria nuk ka më gjah, pasi edhe ai që ka mbetur po e shfarosin me ritme të shpejta “trimat shqiptare” dhe gjuetarët e huaj, duke e dëmtuar në periudhat e shumimit, duke e vrarë gjatë natës me drita (e ndaluar me ligj), duke e helmuar në disa raste, në prezencë edhe të indiferencës dhe në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse.

“Jam i bindur”- thotë eksperti Kromidha- “që po të vazhdojmë me këto ritme shumë shpejt do të dëgjojmë vetëm histori për gjelin e egër, thëllëzën e fushës e të malit, për dhinë e egër, etj, të cilat nuk do të jenë më pjesë e asaj faune të egër për të cilën krenohemi më kot. Prandaj mendoj si shumë kolegë të mi që masa e marrë për ndalimin e gjuetisë është tepër pozitive dhe për tu përshëndetur”.

Shkaktaret e kësaj gjendje nuk mund të identifikohen vetëm tek gjuetarët e huaj, por janë si gjuetaret vendas edhe ata të huaj, duke mos harruar së përmenduri pjesëmarrjen direkt ose indirekte të stafit të Ministrisë së Mjedisit, në qendër dhe bazë, në lejimin e aktivitetit në zona të ndaluara dhe me mjete ilegale.  Me gjithë kënaqësinë dhe mbështetjen e plotë që ky ligj ka marrë nga pjesa dërmuese e shoqërisë, është e domosdoshme në rast se ligji nuk fillon të plotësohet me të gjithë aktet nënligjore dhe të merren masat që do të mundësonin zbatimin e tij, ka mundësi që ligji të mbetet thjesht një dokument në letër dhe zbatimi i tij të dështojë me sukses si “ligji i duhanit”.

I pyetur se çfarë propozon për më tej për përmirësimin e situatës Kromidha thotë- “Propozojmë disa masa me karakter konkret që lidhen me ligjin e gjuetisë të aprovuar ne 2010: -Të hartohet një plan veprimi brënda vitit 2014 për bllokimin e armëve të gjuetisë përgjatë dy viteve të moratoriumit. Ky proces ka dy anë pozitive, së pari ndan përfundimisht gjuetaret profesionistë të rregullt nga ato të parregullt, dhe së dyti me hapjen e sezonit të gjuetisë ka mundësi të kontrollohet numri i gjuetarëve të ligjshëm dhe armëve të gjuetisë.

Për këtë nuk ka nevoje për mbështetje financiar nga shteti pasi kostoja e vulosjes se armës mund të  mbulohet nga vetë përdoruesit e saj. -Ministria e Mjedisit duhet të ngrejë një tavoline pune me përfaqësuesit e organeve vendore të cilat sot administrojnë një pjese të mire të sipërfaqes pyjore, duke i informuar dhe i bërë pjesë të zbatimit të moratoriumit të gjuetisë.-Të hartohet dhe miratohet brenda vitit 2014 Planit Kombëtar për Zhvillimin e Gjuetisë, i cili duhet të mare parasysh situatën e sotme dhe ku mendohet të arrihet pas 5 vitesh.

Të kryhet brenda vitit 2015 hartimi dhe aprovimi i Planeve të Menaxhimit të zonave të gjuetisë që do të përcaktohen sipas kërkesës së ligjit të gjuetisë. Në këtë kuadër duhet të përgatiten kërkesat dhe rregullat për të përzgjedhur menaxherët e zonave të gjuetisë dhe deri në vitin 2015 procesi të ketë përfunduar.-Duhet rishqyrtuar procedura për marrjen e lejes së gjuetisë, duke përcaktuar një numër të caktuar gjuetarësh që përkon me situatën e faunës së egër në vend.

Do të ishte mirë që për ndjekjen e këtij procesi të caktohet një entitet jashtë interesave të gjuetisë që kontrollon dhënien e testimit dhe shpërndarjen e lejeve të gjuetisë. Mendoj se do ishte mirë që të përfshihej një shoqatë jo fitimprurëse ose një organizatë e huaj.-Duhet ripunuar në ligj pjesa e armëve ose pjesa e marrëveshjes me Ministrinë e Brendshme duke i dhënë shume rëndësi përkufizimit se çfarë është “arma e gjahut” dhe kush duhet ta mbaj atë.

Propozohet që shoqëria civile me interesa jo të drejtpërdrejta me gjuetinë të angazhohet për zbatimin e shumë aktiviteteve që do të parashikohen dhe aprovohen nga Ministria e Mjedisit pas konsultimeve me grupet e interesit (Federatën e Gjuetareve dhe Agjencitë Turistike)” Po ashtu duhet të kihet parasysh se sot janë mirë të evidentuara zonat ku gjuetia ende ushtrohet me intensitet dhe falë “korrupsionit” prezente në strukturat shtetërore dhe ato vendore mund të vazhdojë përsëri.

Për këtë mendoj se Ministria e Mjedisit duhet të hartojë për vitin 2014 një plan masash konkrete dhe të rrepta për zonat bregdetare, ligatinore dhe ato malore ku gjuetia është prezent sot dhe ku do të synohet të vazhdohet. Kjo do të përfshijë kontrolle të vazhdueshme për identifikimin e shkelësve të ligjit. 

http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/ndalimi-i-gjuetise-per-dy-vjet-mundesi-shpendeve-per-shumim-201067.html

 

 

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« February 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook