Enjte, 01 Tetor 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Përmet, 25 Janar 2014

Në kuadër të projektit “Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos  (Projekti VAEcoM), bashkë financuar nga fondet evropiane dhe fondet kombëtare të Shqipërisë dhe Greqisë sipas Programit IPA Ndërkufitar Shqipëri-Greqi 2007-2013, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Përmet, organizuan më 25 Janar 2014, ceremoninë e inaugurimit të Ekomuzeumit të Lumit Vjosa/Aoos.

Pika hyrëse e këtij Ekomuzeumi së bashku me infrastrukturën e nevojshme është tashmë zyrtarisht e hapur pranë Qendrës Multifunksionale të Bashkisë Përmet. Në ketë ceremonimorën pjesë përfaqësues të qeverisë vendore në zonën e projektit, përfaqësues të operatoreve lokale në zonë, përfaqësues të shoqatave lokale mjedisore dhe kulturore. Ceremonia u përshëndet edhe nga Drejtoresha Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri Zj. Julinda Dhame.

Por çfarë është një ekomuzeum? 

Ky term është prezantuar për herë të parë nga muzeologu Francez Hugues de Varinene në 1971. Një ekomuzem është një mënyrë në të cilën komuniteti ruan, interpreton dhe menaxhon trashëgimitë e tij drejt një zhvillimi të qëndrueshëm. Me fjalë të tjera një ekomuzeum është identiteti, natyra, kultura e një vendi, bazuar gjërërsisht në një pjesë marrjelokale si dhe synon rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekomuniteteve lokale. Një ekomuseum është një instrument i konceptuar, stiluar dhe operuar së bashku nga një autoritet publik dhe popullata e tij lokale. Përfshirja e Autoritetit publik, bëhet nëpërmjet ekspertëve të tij, objektet dhe burimet që ajo ofron, përfshirja e popullatës lokale varet nga njohuritë e aspiratat e saj dhe qasjes individuale. Ajo është një pasqyrë në të cilën popullsia lokale shikon vetveten për të zbuluar imazhin e saj, ku ajo kërkon dhe gjen një shpjegim për territorin të cilit i përket, për kulturën dhe popullsine që i ka paraprirë, përmes ecurisë së brezave. Kjo është një pasqyrë që popullsia  lokale e ngre dhe e mban për vizitorët e saj në mënyrë që të përçojë tek ta sa më kuptueshëm dhe tërheqës informacionin për industrinë, zakonet dhe identitetin e vendit të cilit i përket dhe të marrë në këtë formë pas, edhe admirimin dhe vlerësimin plot respekt të vizitorëve. Ajo është një shprehje e njeriut dhe natyrës. Ajo e vendos njeriun në mjedisin e tij natyror dhe përshkruan natyrën me egërsinë e saj, por njëkohësisht e përshat atë  me imazhin e aspekteve tradicionale.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« November 2014 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook