Enjte, 01 Tetor 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Tiranë, 22 Mars 2014

Dita botërore e ujit festohet cdo vit më 22 Mars dhe synon të fokusojë vëmendjen globale mbi ujin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore. Këtë vit tema e përzgjedhur është “Uji dhe Energjia” e cila kërkon të rrise ndërgjegjësimin mbi ndërvartësin e këtyre të dyjave si dhe nevojën për të përdorur zgjidhje dhe përqasje të integruara me qëllim arrtijen e përftimeve më të mëdha ekonomike, sociale dhe mjedisore. Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos dhe rrjeti i tij ndërkufitar në mbështetje të komuniteteve dhe aktorëve lokal janë duke përfituar nga kjo mundësi për të ribërë prezent kundërshtimin e tyre të fuqishëm për devijimin e planifikuar të lumit Vjosa/ Aoos në pjesën Greke, ndërhyrje e cila është në kundërshtim me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe pritet të sjellë dëme të pariparueshme për vetë lumin, biodiversitetin e tij, jetesën e popullsisë në të dy vendet si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri si dhe dëme për të gjithë zonën përrreth lumit si një e tëre .

Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Anthropos (Med-INA)- partneri lider i Ekomuzeumit në bashkëpunim me Zyrën e WWF në Greqi, Callisto, Autoritetin Menaxhues të Parkut Kombëtar të Pindus-it Verior dhe Bashkinë e Konicës, e cila do të ndikohet drejtpërdrejt nga devijimi, kanë përgatitur tashmë padinë ligjore për të kundërshtuar devijimin e propozuar dhe e kanë dorëzuar atë pranë Këshillit të Shtetit Grek (Gjykata e Lartë Administrative Greqisë). Kjo padi ligjore është mbështetur dhe firmosur edhe nga rrjeti Shqiptar i Ekomuzeumit, dhe shpresohet që rezultati i kësaj procedure të jetë tërheqja e plotë dhe afatgjatë e çdo plani devijimi mbi lumin Vjosa/ Aoos.

Lumi Vjosa/Aoos e ka origjinën nga shpatet veriore të maleve te Pindos-it ne Greqi; ai bashkohet me dy degët kryesore të tij dhe më pas vazhdon të rrjedhë drejt Shqipërise, ai udhëton edhe 190 km përpara se të derdhet në detin Adriatik. Zona më e madhe lumit, pjesë e cila i përket  Parkut Kombëtar të Pindos-it Verior, është një vend me rëndësi të madhe për ruajtjen e natyrës, me një pasuri të habitateve ujore dhe tokësore dhe shumë lloje endemike dhe specie te mbrojtura të faunës dhe florës. Marrëdhëniet e popullsisë lokale me lumin dhe mjedisin përreth kanë sjellë një trashëgimi të pasur kulturore dhe tradicionale. Në të njëjten kohë lumi dhe degët e tij perbëjnë një burim jete të paçmuar për popullsinë në të dy anët e kufirit, jetesa e të cilave varet kryesisht nga bujqësia dhe turizmi i moderuar. Edhe Ekomuzeumi i lumit Vjosa/Aoos ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë trashëgiminë e zonës natyrore dhe kulturore në të dy anët e kufirit greko-shqiptar.

Devijim i planifikuar i rrjedhës së lumit Vjosa/Aoos do të transferojë 70x106 m3 ujë në vit nga baseni hidrologjik i lumit drejt basenit të Janinës, me qëllim prodhimin e energjisë si dhe pasurimin me ujë të Liqenit të Janinës. Kjo është një sasi shtesë mbi përafërsisht 10x106 m3 ujë që aktualisht i merret lumit çdo vit për të furnizuar stacionin hidroelektrik në burimet e Lumit Vjosa/Aoos, efektet e të cilave janë të dukshme në termat e kapacitetit të ujit. Kostoja mjedisore e ndërtimit dhe funksionimit te punës së planifikuar për devijimin e lumit është më e madhe se çdo përfitim potencial, duke marrë në konsideratë këtu faktin që  diga do të ndërtohet brenda Parkut Kombëtar të Pindos-it Verior, punimet e planifikuara janë në kundërshtim me Direktivën Kuadër të BE-së për Ujin dhe sasia e energjisë që do të prodhohet nuk do të kalojë atë të tre turbinave të erës, këto janë disa nga arësyet që vlen të deklarohen.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« October 2020 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook