Të njohim speciet - - Crocus dalmaticus

Të njohim speciet - - Crocus dalmaticus

Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunes së Orikumit 

Crocus dalmaticus

Taksonomia e llojit:

- Mbretëria: Plantae

- Ndarja: Magnoliophyta

- Klasa: Angiosperms

- Rendi: Asparagales

- Familja: Iridaceae

- Subfamilja: Crocoideae

- Gjinia: Crocus

- Lloji: Crocus dalmaticus

Karakteristikat e llojit:

Bimë jargavani 5-9cm gjatësi, me ngjyrë të purpurt deri në vjollcë, zakonisht me një nuancë të jashtme të verdhë. Shpesh ngatërrohet me xhirokullin vjeshtor të gjinisë Colchicum, por në ndryshim me këtë lloj _C. dalmaticus_ përmban 3 fije me antena ngjyrë portokalli dhe vetëm një shtyllëz.

Shpërndarja: Gjendet në zona barishtore në habitate gëlqerore, deri në 2000 metra lartësi. E përhapur në disa nga vendet ballkanike si Kroacia, Shqipëria dhe Bosnje.

Statusi sipas IUCN: I papërcaktuar

Kërcënimet: Dëmtimi I drejtpërdrejtë mund të vij prej këputjes së bimës gjatë ndjekjes së shtigjeve nga turistët e shumtë. Kërcënimi kryesor për këtë specie vjen nga temperatura e lartë për një periudhë të gjatë (temperature optimale është brenda intervalit [20oC-27oC]. Shpesh bima shihet në fund të dimrit ose në pranëverën e hershme.

Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.

Facebook: INCA Albania

Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore

Llogora Visitor Center