Thirrje shkollave për veprim

Thirrje shkollave për veprim

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe Përmetit, lidhur me aplikimin e projekteve për ndërgjegjësimin e brezave të rinj  në shkollat pranë zonave të mbrojtura, ku nëpërmjet zhvillimit teorik dhe praktik të aktiviteteve dhe ideve nxënësit së bashku me mësuesit japin ndihmesën dhe kontributin e tyre në ruajtjen dhe promovimin  e zonave të mbrojtura natyrore në lokalitetin e tyre. Në kaudër te kesaj nisme eshte hapur thirrja e dytë për aplikimin e projekt-propozimeve nga shkollat. Me poshtë, do të gjeni të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.