Thirrje për pjesëmarrje në Shkollën Verore!

Thirrje për pjesëmarrje në Shkollën Verore!

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË SHKOLLËN VERORE!
 

TRAJNIM 3-DITOR NË PARKUN KOMBËTAR TË LLOGARA-SË

Për të ngritur kapacitetet e studentëve të fushave të natyrës mbi njohjen e vlerave natyrore të zonave të mbrojtura dhe identifikimi i specieve bimore dhe shtazore, po shpallim thirrjen për organizimin e një programi tre ditor “Shkollë verore për të përmirësuar njohuritë mbi speciet kryesore me përparësi, praktikat e tyre më të mira të menaxhimit dhe habitatet dhe speciet e tjera të rëndësishme në gjirin e Vlorës” që do të organizohet në datat 06 - 09 Maj 2021. Programi është hartuar që të mbulojë njohjen e specieve endemike të zonave të mbrojtura (Parkut Kombëtar të Llogara-së; Rezervatit Natyror të Menaxhuar të Karaburunit dhe Parkut Kombëtar Detar të Karaburun-Sazanit), llojet e habitateve dhe mënyrat e ruajtjes dhe menaxhimit të tyre. Ky program do të zhvillohet për 30 pjesëmarrës për një program tre ditor i cili do të jëtë një alternim i informacionit teorik dhe praktikave në terren, mjaft të rëndësishme për realizimin e studimeve të mirëfillta dhe vrojtimi i specieve në habitatin e tyre. Detajet e programit do t'ju dërgohen pas përfundimit të fazës përzgjedhëse.

Pjesëmarrësit në këtë shkollë verore ftohen të jenë e fushës së mjedisit (biologji, turizëm, inxhinieri mjedisi) që kërkojnë të kenë më tepër njohuri mbi mënyrat e studimit të biodiversitetit të kompleksit Llogara-Karaburun dhe zbatimit të planit të veprimit për biodiversitetin.

Qëllimi i kursit

Ky program trainimi prezanton ekosistemet malore dhe detare në kontekstin e zhvillimit njerëzor dhe burimeve natyrore, parimet e menaxhimit të burimeve natyrore dhe qeverisjen e burimeve për ruajtjen e qëndrueshme. Duke përshkruar studime të rasteve nga një gamë e gjerë e burimeve natyrore aktuale në të gjithë zonën, programi konsideron se si aspekte të ndryshme sociale, politike, ekonomike dhe kulturore dhe gjinore konkurojnë dhe mbështesin burimet natyrore në ekosistemet malore dhe detare. Programi gjithashtu shqyrton sesi grupe të ndryshme ndikojnë në mjedis dhe ndërhyrjet e tyre mund të ruajnë parqet natyrore, ujërat dhe tokën përballë ndryshueshmërisë së klimës. Programi do të konsiderojë se si sistemi aktual i zhvillimit shtjellon dhe përpunon informacionet relevante për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore të disponueshme në peisazhet malore. Programi synon pajisjen e studentëve, praktikuesve dhe mësuesve që kërkojnë të mësojnë në lidhje me ekosistemet malore dhe detare zhvillimin e qëndrueshëm, me qasje praktike, njohuri dhe aftësi të nevojshme për përmbushjen e sfidave të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Ky program trainimi do të ekzekutohet në partneritet me AdZM Vlorë dhe Universitetet e Vlorës dhe Tiranës. Trajnimi kryhet në kuadër të projektit të CEPF – “NGA MALET NË DET”, i zbatuar nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës (INCA), me mbështetjen nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF).
Mirepresim aplikimet tuaja permes linkut te meposhtem: