Shprehje interesi për pjesëmarrje në Rrjetin Kombëtar të NGO/OSHC-ve “NATYRA 2000 – Mbrojtja e biodiversitetit”

Shprehje interesi për pjesëmarrje në Rrjetin Kombëtar të NGO/OSHC-ve “NATYRA 2000 – Mbrojtja e biodiversitetit”

Shprehje interesi për pjesëmarrje në Rrjetin Kombëtar të NGO/OSHC-ve “NATYRA 2000 – Mbrojtja e biodiversitetit”

Bashkimi Evropian ka krijuar një rrjet ekologjik, të quajtur Natyra 2000, rrjeti më i madh i koordinuar i zonave të mbrojtura në botë, qëllimi i të cilit është sigurimi afatgjatë i mbijetesës së llojeve dhe habitateve më të vlefshme dhe të rrezikuara në Evropë, të përfshirë në Direktivat e BE-së për Zogjtë dhe për Habitatet. Zonat e rrjetit Natyra 2000 nuk kanë të bëjnë vetëm me mbrojtjen e natyrës, por bazohen edhe në një parim shumë më të gjerë të ruajtjes dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm, ku njerëzit dhe bota e gjallë mund të bashkëjetojnë në harmoni. Ky koncept nuk ka për qëllim përjashtimin e aktiviteteve njerëzore, por të krijojë partneritete me palët e interesuara dhe banorët lokal, ku organizatat e shoqërisë civile, pushteti lokal dhe komuniteti i biznesit kanë një rol kyç.

Procesi i prezantimit të Direktivave të BE-së për Habitatet (HD) dhe Zogjtë (BD) në Shqipëri ka filluar, megjithatë, ka ende boshllëqe në të kuptuarit në lidhje me zbatimin dhe identifikimin e zonave Natyra 2000, si në sektorin publik edhe në atë të shoqërisë civile. OMSHC-të nuk janë në dijeni të mekanizmave të pjesëmarrjes publike dhe drejtësisë mjedisore në planifikimin dhe menaxhimin e zonave Natyra 2000, duke përfshirë edhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të BE-së. Mungesa e përgjithshme e aftësive të tyre lobuese dhe advokuese në këtë drejtim, i pengon OMSHC-të të ndikojnë në kuadrin ligjor dhe në politikat në përputhje me nevojat e komunitetit.

Për të siguruar ngritjen e kapaciteteve për advokim për OSHC-të, si dhe për të siguruar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me qëllimin që të rritet ekspertiza e OSHC-ve për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive në procesin e vendimmarrjes për zbatimin e politikave dhe strategjive kyçe të BE-së, Ju ftojmë të shprehni interesin për t’u bërë pjesë e rrjetit kombëtar “NATYRA 2000 – Mbrojtja e biodiversitetit”. Për më tepër, OMSHC-të partnere lokale, që janë tashmë pjesë e këtij rrjeti, dhe të tjera që do t’i bashkohen më tej, do të angazhohen në aksionet pilote në mënyrë që të ofrojnë përvojë praktike, duke rritur kapacitetet e tyre dhe autonominë për pjesëmarrjen e ardhshme në vendimmarrje.

Për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti mjafton të plotësoni të dhënat në faqen e mëposhtme dhe të firmosni në emër të organizatës/individit. Formën e plotësuar dhe të firmosur na e dërgoni në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., që të bashkohet në marrëveshjen e bashkëpunimit, që e gjeni këtu.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: